Kusari-Lila tregon pse ajo dhe nënkryetari i Alternativa-s i janë bashkuar listës së Vetëvendosjes për deputetë

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila i është bashkuar listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka konfirmuar vet Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar edhe arsyet e një vendimi të tillë.
“Për përfshirje në listë patëm edhe mundësi tjera, por, orientimi ynë ishte dhe mbetet në ngritjen e sinergjisë me partitë opozitare të deritashme për të realizuar ndryshimin e shumëpritur për Kosovën. Me LVV kemi disa dallime në pikëpamje, por për ndryshimin e duhur, jemi të fokusuar në atë çfarë na bashkon, jo në atë çfarë na dallon. Ne na bashkon ideja e ndryshimit dhe reformës së shumëpritur shtetërore. Na bashkon përpjekja për rend dhe ligj dhe shtet ligjor i cili trajton qytetarët njëjtë, pa marrë parasysh shtresën dhe kategorinë që përkasin. Ne na bashkon ideja e shtetit të Kosovës, vend i zhvilluar me agjendë dhe program zhvillimor dhe me status të barabartë me shtetet tjera në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Bashkë do të rrugëtojmë në këto zgjedhje dhe bashkë do të rrugëtojmë në etapën e ndryshimit të mirëfilltë për Kosovën tonë”, ka shkruar Kusari-Lila.
Ajo ka bërë të ditur se në listën zgjedhore të LVV, subjekti Alternativa përfaqësohet me të si kryetare e partisë dhe nënkryetarin Reshat Nurboja, përcjell Telegrafi.
Postimi i plotë:
Çka nuk të sfidon, nuk të ndryshon!
Ndryshimi si fjala më e përdorur e këtyre zgjedhjeve, nuk është pa sfida, mund dhe angazhimin e të gjithëve që e duan një Kosovë ndryshe, Kosovë të mundësive të barabarta pa dallim gjinie, etnie, feje, orientimi dhe shtrese shoqërore.
Alternativa si subjekt relativisht i ri dhe me orientim të qartë liberal – demokrat, për dy vite në Kuvendin e Kosovës, ka prezantuar domosdoshmërinë e ndryshimeve përmbajtësore në sistemin tonë.
Këtë përpjekje i koordinuam me dy partitë e mëdha opozitare LDK dhe LVV, jo pa çmim.
Në proces, nga partia u largua njëri prej themeluesve të partisë, pasi nuk pajtohej me vendimin e shumicës në temën e dialogut dhe më vonë me bashkëpunimin me njëren prej partive opozitare, LVV-në.
Për pjesëmarrje në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, Alternativa ishte në diskutim të vazhdueshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Përkundër gjithë përpjekjeve koalicioni parazgjedhor nuk u arrit.
Për përfshirje në listë patëm edhe mundësi tjera, por, orientimi ynë ishte dhe mbetet në ngritjen e sinergjisë me partitë opozitare të deritashme për të realizuar ndryshimin e shumëpritur për Kosovën.
Ky është një fillim i ri i Alternativës. Me strukturë të re dhe përpjekje konkrete për reforma shtetërore.
Me LVV kemi disa dallime në pikëpamje, por për ndryshimin e duhur, jemi të fokusuar në atë çfarë na bashkon, jo në atë çfarë na dallon.
Ne na bashkon ideja e ndryshimit dhe reformës së shumëpritur shtetërore.
Na bashkon përpjekja për rend dhe ligj dhe shtet ligjor i cili trajton qytetarët njejtë pa marrë parasysh shtresën dhe kategorinë që përkasin.
Ne na bashkon ideja e shtetit të Kosovës, vend i zhvilluar me agjendë dhe program zhvillimor dhe me status të barabartë me shtetet tjera në rajon dhe në Bashkimin Evropian.
Bashkë do të rrugëtojmë në këto zgjedhje dhe bashkë do të rrugëtojmë në etapën e ndryshimit të mirëfilltë për Kosovën tonë.
Në listën zgjedhore të LVV, subjekti ynë përfaqësohet me mua Kryetaren e partisë dhe Nën Kryetarin e partisë, Reshat Nurboja.
Ne respektuam dhe zbatuam vullnetin e shumicës së anëtarëve të Këshillit Drejtues, të cilët e mbështeten dhe inkurajuan këtë bashkëpunim.
Faleminderit të gjithëve që besuan dhe kanë besim në Alternativën!
Na priftë e mbara drej fitoreve të reja për Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri