LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila thotë se shkarkimi i Hotit, nuk ishte hakmarrje – kishin përplasje

Kusari-Lila thotë se shkarkimi i Hotit, nuk ishte hakmarrje – kishin përplasje

Pak orë pas mocionit të mosbesimit, kryeministri Albin Kurti shkarkoi zv.kryeministrin, Abudallah Hoti.

Zyrtari i lartë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës u pa si një hakmarrje, por sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në Euronews Albania kjo ka ardhur për shkak të përplasjeve të vazhdueshme mes Kurtit dhe Hotit.


Kurti shkarkon Avdullah Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit në detyrë​
Lexo po ashtu Kurti shkarkon Avdullah Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit në detyrë​

“Kjo ka ardhur për shkak të diferencave që kanë ekzistu mes Kurtit dhe Hotit. Hoti ka bërë në vazhdimësi opozitën brenda qeverisë. Ka mbajt një axhendë tjetër përkundrejt të gjithë ministrave dhe ka rënë në kundërshti me Kryeministrin. Kanë pasur kundërshti dhe është absurde të vijohet për aq kohë sa do të mbetet kjo qeveri në detyrë me një person që ka kundërshti të vazhdueshme”, deklaroi Kusari-Lila.

Deputetja e VV-së deklaroi nga ana tjetër se Kryeministri Kurti u ka shprehur mirënjohje ministrave të LDK-së me të cilët ka pasur bashkëpunim.