Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, shprehet e bindur se Serbia nuk do të ndiejë asnjë efekt karshi taksës prej 10 për qind të vënë ditën e djeshme nga Qeveria e Kosovës.
Në një prononcim për media, Kusari-Lila ka deklaruar se përmes këtij vendimi, Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të bëjë presion ndaj Serbisë dhe pengesave që kjo e fundit i shkakton vendit tonë.
Ajo konsideron se deri më tash është bërë zhurmë, e cila siç thotë ajo, ka bërë që të reagojnë edhe institucionet e BE-së. E për këtë, ajo thotë se Qeveria e Kosovës duhet të rishikojë vendimin, ta ndryshojë atë dhe ta mbyllë tërësisht kufirin për mallrat serbe, pavarësisht origjinës së tyre.
“As për së afërmi nuk do ta arrijë synimin që e ka Qeveria, që në një mënyrë ose tjetër t’i tregojë Serbisë ose t’i revanshohet për gjithë ofensivën diplomatike kundër Kosovës që e bënë dhe pengesat në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash. Qeveria duhet ta rishikojë vendimin, ta ndryshojë komplet dhe nëse do të ketë ndonjë efekt, ta mbyllë në tërësi kufirin për produktet për mallrat serbe, pa përjashtim të origjinës së kapitalit, a janë kompani të huaja apo serbe ato që prodhojnë në Serbi”, tha ajo”, tha ajo.
Ajo thotë se me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka bërë dy gabime, të cilat më shumë do t’i kushtojnë qytetarëve.
“Kjo taksë në fakt shumë lehtë mund t’iu faturohet qytetarëve. Kështu për një produkt të shumës prej 2 euro, shitja prej 2.2 euro, as nuk do të vërehet nga qytetarët, të cilët do ta paguajnë 10 përqindëshin. Gjithashtu, nga kjo masë janë përjashtuar produktet e kompanive të huaja të cilat prodhohen në Serbi. Edhe ky është gabim për shkak se nuk bën të diferencohen produktet me origjinë, prej asaj se ku prodhohen e jo cili është kapitali i cili është investuar. Dhe në këtë mënyrë, nuk ka asnjë presion Qeveria e Serbisë nga kompanitë e huaja që operojnë në Serbi për këtë masë për arsye se ato produkte janë të përjashtuara”, u shpreh ajo.
Kusari-Lila u shpreh e bindur se Brukseli do të bëjë presion për heqjen e kësaj takse, ndërsa shtoi se edhe Kosova duhet ta lidhë heqjen e kësaj mase me ndonjë kusht.
Kujtojmë se në kohën sa ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, pati marrë vendim për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj mallrave të Serbisë. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit