Vjosa Osmani është aset jo vetëm i LDK – së, por edhe i tërë Kosovës, andaj ata që e duan Vjosën jashtë vendimmarrjes, e duan Kosovën më të dobët e veten më të fortë. Por tani, sapo kanë vendosur ta forcojnë Vjosën ende më shumë.
Kështu ka vlerësuar deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka akuzuar rënd Isa Mustafën dhe njerëzit për rreth tij, për këtë veprim të cilin ajo e quan diktatorial.
Ky është postimi i plotë i kryetares së Alternativës për Kosovën:
Edhe pak minuta ju kanë mbetur anëtarëve të Këshillit Drejtues të LDK-së për të dëshmuar a janë Lidhje Demokratike apo Lidhje Anti Demokratike.
Vetëm në vendet me sisteme diktatoriale dhe me cenzurë shtetërore, mund të ndodh të kërkohet shkarkimi i gruas më të votuar në parti, bartëses së listës dhe kandidatës për Kryeministër, nga njeriu që dy palë zgjedhje nuk ka garuar vetë dhe nuk është matur me votën e qytetarëve.
Cili është legjitimiteti i z. Mustafa dhe njerzëve rreth tij, të kërkojnë shkarkimin online, pa deklarime, pa debat dhe pa asnjë elaborim të mirëfilltë të strukturës vendimarrëse, për Nënkryetaren Vjosa R. Osmani, kur e tërë pesha e rezultatit të ngritur të LDK – së nga zgjedhjet e 6 Tetorit, ishte falë znj. Osmani.
Duket se modeli i shtetit të kapur i praktikuar për shumë vite në Kosovë, ka zënë vend me komoditet në LDK dhe tani po e zëvëndëson çdo proces demokratik me një tjetër antidemokraci dhe kapje nga një grusht burrash që as pjesëmarrës në zgjedhjet e Tetorit nuk ishin.
Asnjë dyshim nuk e kam se Vjosa do të dalë ende më e fortë nga kjo sfidë, ashtu sikurse doli me 2017, por këtë sfidë duhet të kalojnë me sukses të gjithë ata që duan shpresë dhe të ardhme për subjektin dhe shtetin.
Me qëllimin e heshtjes së të gjithë zërave të arsyes, me qëllimin e mbytjes së çfarëdo mendimi dhe veprimi që nuk është në përputhshmëri me agjendën personale të Kryetarit Mustafa dhe Presidentit Thaçi, LDK nuk do të arrijë të “rikthejë” kontrollin në strukturë, por në të kundërten, do të shpërbëjë atë me shpejtësinë e paimagjinuar për ata që e ndjekin këtë rrugë jo demokratike.
Vjosa Osmani është aset jo vetëm i LDK – së, por edhe i tërë Kosovës, andaj ata që e duan Vjosën jashtë vendimmarrjes, e duan Kosovën më të dobët e veten më të fortë. Por tani, sapo kanë vendosur ta forcojnë Vjosën ende më shumë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Do të rikonstruktohen spitali “8 Shtatori” dhe Aeroporti i Ohrit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t’u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ganiu: Kushdo që të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, do të jetë cilësor dhe i duhur për qytetarët

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri