LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Detajet e partisë së re, deri në fund të vitit

Kusari-Lila: Detajet e partisë së re, deri në fund të vitit

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se deri në fund të vitit do të bëhen të ditura të gjitha detajet për partinë e re, pjesë e së cilës do te jetë kjo e fundit.

Ajo në “Info – Magazine” të Klan Kosova, ka theksuar se nuk janë ndalur në punën e tyre për partinë e re, por se sipas saj ka qenë një tërheqje për arsye se njerëzit kanë qenë në pushime.

Sipas saj, pjesë e subjektit të ri politik do te jenë figura të njohura të jetës publike, duke mos përjashtuar mundësinë që pjesë e kësaj partie të jenë edhe persona të partive që janë në skenën politike.


Ndërsa e pyetur për dilemat që janë ngritur se ajo do të mund të bëhet pjesë e partisë më të madhe në vend PDK-së, Kusari – Lila, ka thënë se asnjëherë nuk e ka diskutuar këtë çështje me eksponentët e këtij subjekti, duke shtuar se as fizikisht nuk ka qenë asnjëherë në zyrat e PDK-së. /Telegrafi/