LAJMI I FUNDIT:

PDK: Qeveria Hoti po përsëritë gabimet e Qeverisë Kurti në menaxhimin e pandemisë

PDK: Qeveria Hoti po përsëritë gabimet e Qeverisë Kurti në menaxhimin e pandemisë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, mjeku Ilir Kurtishi ka thënë se qeveria aktuale e kryeministrit Avdullah Hoti është duke vazhduar gabimet e ish-qeverisë së Albin Kurtit në menaxhimin e keq të pandemisë COVID-19.

Kurtishi tha se që nga fillimi i pandemisë, PDK ka dalë me rekomandime konkrete se si të bëhet menaxhimi i saj.


“Kulmi i papërgjegjësisë përballë pandemisë u demonstrua me organizimin e një tubimi e koncerti nga Vetëvendosje, në sheshin e Prishtinës, ku u përfshinë edhe ish krerët dhe zyrtarët e lartë të qeverisë, dhjetë ditë pasi u larguan nga pushteti. Sa ishin vetë në Qeveri, ftonin për kujdes dhe distancë sociale. Kur dolën prej saj, nuk u mërzitën për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Me keqardhje po vëmë re se edhe Qeveria aktuale po përdor të njëjtën qasje që kemi dëgjuar para tre muajve, e që në realitet maskon paaftësinë në luftën kundër Covid-19″, tha Kurtishi para mediave.

Kurtishi pohoi se sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, sot kemi 652 të infektuar aktivë, prej të cilëve 52 janë të shtrirë në spital dhe 20 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

“Që në fillim të pandemisë në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë ide dhe ka propozuar masa për përballimin e kësaj sfide të madhe nacionale të shëndetit publik. Kemi tërhequr vërejtjen në vazhdimësi për vonesat dhe gabimet e bëra nga Qeveria e kaluar Kurti lidhur me testimet dhe masat e domosdoshme që duhej ndërmarrë.  Po ashtu, është brengosëse mungesa e fokusit që Qeveria Hoti ka ndaj pandemisë, në aspektin shëndetësor dhe ekonomik. Rekomandimet tona për rritjen e testimeve u injoruan. Sa ishin vetë në Qeveri, ftonin për kujdes dhe distancë sociale. Kur dolën prej saj, nuk u mërzitën për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Me keqardhje po vëmë re se edhe Qeveria aktuale po përdor të njëjtën qasje që kemi dëgjuar para tre muajve, e që në realitet maskon paaftësinë në luftën kundër COVID-19. Është e pajustifikueshme dhe e pandershme që të vazhdohet të thuhet se nuk ka burime njerëzore të mjaftueshme, ose laboratorë, për të bërë testime”, deklaroi ai.

Kurtishi i bëri thirrje Qeverisë Hoti, që të mos i përsëris gabimet e Qeverisë Kurti.

“Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë aktuale që të mos i përsërisë gabimet e Qeverisë së kaluar, por të angazhohet sa më shpejt dhe me seriozitetin maksimal për ta ndalur përhapjen e rritjes rapide të Coronavirusit”, pohoi ai para mediave.

Në fund të konferencës, Kurtishi u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, që ta ruajnë distancën sociale dhe të kujdesen për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori