Kurti vizitoi Klinikën e Gjinekologjisë: “Këtu lind jeta edhe momentet fare të shkurtra bëhen vendimtare”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatës ditës vizituan Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, për të parë nga afër punimet në kuadër të renovimeve në katër reparte kësaj Klinike që mbulojnë nga gjithsej 13 reparte që numëron kjo klinikë.
Këto renovime që mbulojnë një hapësirë prej 5000m2, përfshijnë korridoret, dhomat, shtretërit.
Në kuadër të këtij projekti për renovime përfshihet edhe digjitalizimi i pjesës hyrëse të Klinikës, pra tek recepsioni, i cili do të lehtësoj punën e stafit dhe do të minimizoj pritjet e gjata të pacientëve për të marrë shërbime.
Heronj të heshtur të gjallë, kështu i quajti kryeministri Kurti, mantelbardhët ndaj të cilëve shprehu falënderime dhe mirënjohje të thellë për angazhimin, kontributin, punën dhe përkushtimin e pandalshëm.
“Le ta shfrytëzojmë këtë vizitë që t’ua kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të pamatshëm që në parim është i pakthyeshëm”, përfundoi kështu kryeministri, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ashtu siç ishim dakorduar që Gjinekologjia të jetë në prioritet të kësaj qeverie për investime dhe përmirësimin e kushteve për gratë e vajzat tona, jam i lumtur që jemi pothuajse në mbarim të punëve të cilat i kemi diskutuar, e që në fillim na janë dukur të pamundshme.
“Jam i lumtur që pas këtyre renovimeve kushtet e juaja dhe potenciali i juaj për të dhënë shërbime sa më të mira për pacientet tona do të jetë në një nivel tjetër”, tha ai, duke falënderuar drejtorin e SHSKUK-së dhe atë të QKUK-së për bashkëpunimin dhe koordinimin e jashtëzakonshëm në arritjen e kësaj objektive.
Me këtë rast, edhe Drejtori i Gjinekologjisë, Dr.Zef Ndrejaj, tha se në këtë projekt që po punohet në jetësimin e tij, do të futen 3 shërbime të reja pas renovimeve që po bëhen në Klinikën e Gjinekologjisë, shërbime këto që përfshijnë Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, i cili pritet që shumë shpejtë të funksionalizohet pasi që pajisjet veçse janë në tenderim, Mjekësinë Fetale, Shërbimin e Amnoicentezës, ku ky i fundit nënkupton identifikimin e anomalive tek fëmijët në barkun e nënës që në muajt e parë të formimit. Ai shtoi se këto shërbime do të bëhen për herë të parë në Republikën e Kosovës, në QKUK, gjegjësisht në Klinikën Gjinekologjike.
Kryeministri i shoqëruar nga ministri Vitia, Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdaraj dhe Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, zhvilluan një takim me stafin e kësaj klinike, të cilët shprehen falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen që vjen nga Qeveria përmes krijimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, e cila për ta nënkupton edhe inkurajim e përkushtim më të lartë në ofrimin e shërbimeve më cilësore për pacientët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?