Me fitoren e lëvizjes Vetëvendosje, qytetarëve do t’u kthehet shpresa dhe optimizmi, u tha në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Lideri i VV-së, Visar Ymeri tha se partia që ai udhëheq, tashmë po ngjitet majave, pasi që VV është lëvizje barazie, dashurie e drejtësie.
“Jeta jonë në VV na ka mësuar, se vërtetë nuk ia vlen të jetohet pa ide. Prandaj ne themi me mendje. Nuk ia vlen as të jetohet pa ide të mëdha pa ideale, prandaj themi me zemër. Nuk ia vlen të jetohet pa ia dedikuar besnikërinë një ideje, pa qenë besnik ndaj VV-së. VV gjithë bashkë po i qan malet. VV po ngjitet majave. Po ngjitemi, sepse po i japim substancë e realitet ideve. Po e lartësojmë njeriun, sepse po i zbresim idetë në tokë. E kjo është ajo çka e mban lëvizjen gjallë, në këmbë e të fortë. Pra janë miq vlerat tona, është besnikëria jonë kolektive”, tha ai.
Ndërkaq deputeti i VV-së, Albin Kurti tha se pas zgjedhjeve që do të mbahen me 22 tetor, Lëvizja Vetëvendosje do t’i qeveris mbi gjysmën e komunave të vendit.
“Ja ku erdhëm te një fund i ri, që shënon një tjetër fillim. Sonte mbaron fushata, që të mund të heshtim nesër, që të votojmë pasnesër paradite. Që të fitojmë pasnesër mbrëma, e festojmë tërë natën e së dielës. Derisa të dal dielli që s’do të perëndoi më kurrë. Ky fund i ri fushate, do të jetë dhe një tjetër fillim. Sepse do të qeverisim më shumë se gjysmën e Kosovës të gjymtuar anë e kënd komunave të vendit tonë, nga krimi e korrupsioni. Nga injoranca e arroganca. Qeverisja në Prishtinë ka qenë shembull i mirë për qytetarët. Argument i fuqishëm i yni në fushatë, për ta bërë ndryshimin më 22 tetor, e për ta bërë transformimin deri në vitin 2021”, tha ai.
Ndërsa tha se ndryshimi vjen vetëm me VV-në, duke luftuar pesimizmin e duke inspiruar njerëzit. Ai tha se më 11 qershor VV i rrëzoi kundërshtarët, por do t’i nokautojë më 22 tetor.
“Ne duhet ta luftojmë pesimizmin, duke i bashkuar e inspiruar njerëzit. Duke i organizuar e angazhuar ata. Këtë gjë e bëjmë ne. Ne që lëvizim, ne që vendosim vet me këta kryetar të ardhshëm të VV-së, që do të fitojnë gjithandej nëpër komuna të republikës. Zgjedhjet janë sukses vetëm kur janë zgjidhje, e jo kur janë lidhje. Lidhjet janë palidhje. Zgjedhjet janë progres, vetëm kur ndryshimi është i popullit dhe demokratik, e jo kur ndryshimi është me forcë dhe i partisë në pushtet. A duam ndryshim, pa dyshim. A duam arsim, pa dyshim. A duam shërim, pa dyshim. A duam prodhim, pa dyshim. A duam punësim, pa dyshim. A duam ndryshim, pa dyshim. Veçse e duam me mendje e me zemër, e jo me lidhje forcash. Votues të shtrenjtë, votues të mirë, votoni drejtë votoni mirë. Voto kthesë voto shpresë, me mendje me zemër e me besë”, tha ai.
E kandidati i VV dhe për një mandat për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili foli dhe për punën e tij bërë në kryeqytet, për katër vite sa ishte në krye të komunës, tha se ai nuk punon për militantët, por për të gjithë qytetarët. Ndërsa tha se në një ambient të pashpresë, u ngrit VV-ja, në një betejë të pabarabartë, për ta nxjerr Kosovën nga cikli i nënshtrimit.
“Ne nuk shtrojmë rrugë, se dikush ka votu për neve. Ne shtrojmë rrugë, sepse është interes publik dhe kërkojnë qytetarët. Nuk ka më asfalt për votuesin e militantin, por rrugë për qytetarin si në qytet ashtu dhe në fshat. Nuk ka më ndriçim për militantin, por dritë për qytetarin. Nuk ka më ndërtime pa leje për mafian, por ka leje për ndërtimtarët. Ka më pak trotuare për kerre të shtrenjta, e më shumë trotuare për këmbësor e qytetarët. Nuk ka më arsim që matet me tulla, por ka arsim që matet me kabinete e këndë të leximit edhe ushqim për secilin fëmijë në shkollat tona. Nuk ka më hajni, por ka mirëqenie në komunën e Prishtinës. Nuk ka më PLDK, por ka Vetëvendosje. Në fakt Albini e nisi dhe përmendi sloganet e partive tjera. PDK nuk paraqet as forcë më, e as ndryshim. E kjo tjera me ia pas zgjedh në sloganin, nuk ia kishim zgjedh më mirë. Lidhja për me kuptu se kush ka hy në komunë ka hy me li dhje, kush ka marrë tendera prej komunës, e ka marrë me lidhje. Kush ka shtru, kush ka pas ndriçim, e ka bë me lidhje. Pra s’ka pas kurgja në komunën e Prishtinës para vitit 2013 pa lidhje. Ata janë kanë pa lidhje. I kanë gjet shumë mirë dhe slloganet e tregojnë dallimin tonë. Njëra s’është as forcë, as ndryshim. Tjetra punon veç me lidhje. VV punon me mendje dhe me zemër”, tha ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës