LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se s’do të ketë antagonizma mes Kosovës dhe SHBA-së

Kurti thotë se s’do të ketë antagonizma mes Kosovës dhe SHBA-së
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se nuk beson se do të ketë antagonizma mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Kreu i ekzekutivit të vendit, duke folur rreth deklaratës së senatorit amerikan David Perdue se nëse Kosova nuk e heq taksën, SHBA-të duhet ta konsiderojnë largimin e trupave të tyre, tha se nuk beson se do të ketë antagonizma mes SHBA-së dhe Kosovës.


Kurti tha se njëherë nuk mund të zbatohet plani i tij për heqjen e tarifës ndaj produkteve të Serbisë pasi duhet një konsensus brenda qeverisë në mënyrë që kur të votohet ky vendim në Kuvend të marrë mbështetje unanime.

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për refuzimin e takimit me presidentin Thaçi.

“… Kemi lënë takim dje në orën 13, unë besova se do të takohemi si dy krerë, unë i qeverisë ai si president dhe ndërkohë mësova dy gjëra. Ai ka filluar këto takime në momentet kur kishte nisur seanca në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku u prezantua fjalimi më i rëndësishëm i Vasfije Krasniqit, për mua ishte shije e keqe që derisa ajo mban fjalim, të takosh krerët e partive politike ndaras. Kur kuptova agjendën se kishte caktuar takime me liderë partish, thashë le të takohet ai me ta më pas me mua. Unë jam për takim, por jo në atë ditë dhe, jo ashtu”, u shpreh Kurti.

Kurti ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai tha se beson se deri në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në muajin maj në Zagreb, mund të ketë lëvizje për heqjen e vizave për kosovarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori