Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Parkun e Biznesit në Prizren, e nga ku tha se investimi në këtë zonë është i rëndësishëm edhe për mbarë Kosovën përveç se për vetë qytetin.
Zona prej 82 hektarësh është afër përfundimit të kompletimit me infrastrukturën përcjellëse, ndërsa për të qenë pjesë e saj tashmë kanë aplikuar 20 biznese.
“Erdhëm në këtë vend në të cilin po bëhen punimet për hapjen e zonës ekonomike, me gjithsej 82 hektarë prej të cilëve gjysma përafërsisht e kanë të përfunduar infrastrukturën. Në këtë vend ku do të kemi zonën ekonomike të Prizrenit tashmë kanë aplikuar 20 biznese dhe prioritet do të kenë bizneset e ndërmarrjet prodhuese, me ç’rast edhe do të ndalohet tjetërsimi e dëmtimi i sipërfaqeve të cilët janë të përshtatshme ta zëmë për bujqësi, por në anën tjetër do të kemi edhe industri të përziera por gjithnjë pa ndotje”, tha Kurti.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se Kurti është kryeministri i parë që interesohet për këtë zonë, derisa ka akuzuar qeveritë e kaluara që e kanë penguar punën për funksionalizimin e saj.
“Është kryeministri i parë pas tre vitesh që interesohet për zonën ekonomike, me qeveritë e kaluara kemi dërguar shumë kërkesa për pëlqime të ndryshme të cilat na vyejnë këtu edhe për transfere të pronës që kanë mbetur nga AKP-ja, po kemi hasur në vesh të shurdhër dhe tani e kemi një qeveri e cila është interesuar për zhvillim edhe për investime në prodhimtari. Është faza e fundit dhe mendoj që mas shtresës së asfaltit kjo bëhet gati në aspektin e infrastrukturës. Atëherë presim vetëm aspektin legjislativ që të votohen disa parcela në Asamblenë Komunale po ashtu të vijnë pëlqimet nga ministritë e caktuara pasi edhe këtu duhet të theksoi edhe një herë edhe kemi kërkuar dy tri herë nga ministritë e caktuara as përgjigje nuk kemi marrë”, tha Haskuka.
I pari i Prizrenit deklaroi se përmes funksionalizimit të kësaj zone do të përfitojnë edhe të rinjtë e kësaj komune.
“Kemi më shumë se 20 biznese të cilët kanë shprehur interesim të aplikojnë këtu dhe të fillojnë veprimtarinë në këtë zonë. Do të kemi kushte të caktuara po kushti kryesor në fillim do të jetë prodhimtaria dhe punësimi i të rinjve dhe shpresoj që do ta realizojmë shumë shpejt”, tha ai.
Në vizitën në zonën ekonomike në Prizren ishte edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-380x233.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-380x233.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-380x233.jpg)
Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-780x439.jpg)
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikulli-2-1-780x439.jpg)
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-780x439.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-47-780x439.jpg)
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë
![Delirio, Cupid’s Call - Muzika dhe dashuria bashkohen në një festë elektronike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_f18344c7-44ea-4773-98b5-64b88211b2da_2-1-780x439.jpg)
Delirio, Cupid’s Call - Muzika dhe dashuria bashkohen në një festë elektronike
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re