LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon ish-oficerin britanik dhe autorin e librit “Nën një qiell me pupla…”

Kurti takon ish-oficerin britanik dhe autorin e librit “Nën një qiell me pupla…”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Ade Clewlow, ish-oficerin e ushtrisë britanike dhe autorin e librit “Nën një qiell me pupla: Historia e pa rrëfyer e rolit të NATO-s në Kosovën e pavarësuar rishtas”. Libri, i përkthyer në shqip, tregon për sfidat dhe vështirësitë e periudhës së pasluftës.

Ade Clewlow, autori i librit “Nën një qiell me pupla: Historia e parrëfyer e rolit të NATO-s në Kosovën e pavarësuar rishtas”, ishte mysafir i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka shërbyer si oficer në ushtrinë britanike dhe oficer ndërlidhës i KPC-së. Libri i tij, tani i përkthyer në gjuhën shqipe, tregon sfidat e periudhës post-luftë, nga shtetndërtimi deri te kalimi në Forcat e Sigurisë të Kosovës.


Kryeministri Kurti vlerësoi rolin dhe kontributin e Ade Clewlow, jo vetëm gjatë asaj periudhe, por edhe sot, përmes rrëfimit të përjetimeve të tij dhe tregimit të detajeve e momenteve që karakterizuan etapat shtetndërtuese, gjersa libri ofron edhe paraqitje e pikëpamje të funksionimit e rolit të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Biseda mes tyre vijoi edhe në suaza më të gjera të zhvillimeve gjeopolitike në botë e situatën e sigurisë. Ndërsa, në veçanti për rajonin, u trajtua dhe shtypja e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori