Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti takoi të mërkurën ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend.

Në takimin e sotëm Kurti dhe ambasadori suedez diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Republikës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.


Në njoftim thuhet se Kurti dhe diplomati suedez diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Suedi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme, që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”, thuhet në njoftim./Telegrafi/