LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me Kinollin, pajtohen të vazhdohet komunikimi dhe bashkëpunimi

Kurti takohet me Kinollin, pajtohen të vazhdohet komunikimi dhe bashkëpunimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në një takim kandidatin për deputet nga komuniteti rom, Albert Kinollin.

Në njoftimin e bërë nga Vetëvendosje, thuhet se në takim është biseduar për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor që pritet të çertifikohet këto ditë, për qeverinë e re dhe për mundësitë e bashkëpunimit drejt një shtetndërtimi demokratik që siguron mirëqenie e progres për gjithë qytetarët e Republikës, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se Kurti e ka njoftuar Kinollin me prioritetet e qeverisë së re.


“Kryetari Kurti e njoftoi z. Kinollin me prioritetet e qeverisë së re, ku, krahas zhvillimit ekonomik për punësim dhe sundimit të ligjit e luftimit të korrupsionit të lartë, të rëndësishëm e sheh si zbatimin e politikave sociale që zbusin pabarazinë ashtu edhe krijimin e një kohezioni shoqërorë që zhvillon dhe integron, gjithnjë duke theksuar të përbashkëtat para dallimeve, edhe pakicat kombëtare që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu VV bën të ditur se Kurti së bashku me Kinollin kanë shprehur dëshirën të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori