LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, diskutojnë për zgjedhjet në vend dhe situatën pandemike, COVID-19

Kurti takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, diskutojnë për zgjedhjet në vend dhe situatën pandemike, COVID-19

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger sot ka takuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku biseduan për zgjedhjet në vend, situatën pandemike si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriakë për Kosovën.

Kështu bëri të ditur ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku shkruan po ashtu se ambasadori Weidinger ka uruar Kurtin për mandatin që ia kanë dhënë votuesit e tij në zgjedhjet e fundit.

“Më 26 shkurt 2021, ambasadori Christoph Weidinger pati një shkëmbim shumë të frytshëm dhe në thellësi të pikëpamjeve me kryetarin e #Vetëvendosjes, Albin Kurti. Temat e mbuluara përfshinë situatën pas zgjedhjeve, #COVID si dhe përkrahjen e gjatë, vazhduese dhe të fuqishme të Austrisë për Kosovën dhe popullin e saj. Ambasadori Weidinger ka uruar gjithashtu  Kurti për mandatin e qartë të dhënë nga votuesit e Kosovës”, kanë shkruar në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori