Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, mbrëmë shtroi iftar për pjesëtarë të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, përkatësisht zjarrfikësve të Kosovës.

Siç njofton zyra e kryeministrit, bashkë me Kurtin ishte edhe zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.


A8C3A4B9 6A43 4DE4 A3E5 185B84411599

"Kryeministri tha se ky është një muaj në të cilin na i kujtojmë vetës edhe njëri tjetrit vlerat e solidaritetit, përkrahjes për ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha e kushtet më të vështira në mënyrë që duke ju përkushtuar anës shpirtërore të njeriut dhe ndihmës për tjetrin të ngritemi të gjithë bashkë si shoqëri, si popull, ashtu që të mos ngelet askush mbrapa", thuhet në njoftim.

Ai i falënderoi zjarrfikësit për gjithë kontributin, punën, rolin vigjilencën që e tregojnë në përmbushjen e detyrave të tyre. /Telegrafi/

8704CE8F 6524 4712 B66C 9BE6B3EEEB3E

 

BB0C49EE 5399 416A BC34 21F92BFCD607