LAJMI I FUNDIT:

Kurti shpreh solidaritet me Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë në Koçan

Kurti shpreh solidaritet me Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë në Koçan

Një zjarr shkatërrues në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar një tragjedi të madhe, duke lënë të vdekur të paktën 51 persona dhe duke lënduar mbi 100 të tjerë.

Incidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës, gjatë një koncerti të një grupi të njohur, ku thuhet se ishin të pranishëm rreth 1.500 persona.

Dalin pamje të reja nga tragjedia në Koçan
Lexo po ashtu Dalin pamje të reja nga tragjedia në Koçan

E për këtë tragjedi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut.


“Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bateristi 23 vjeçar i grupit DNK, në mesin e viktimave në zjarrin e diskotekës në Koçan

Bateristi 23 vjeçar i grupit DNK, në mesin e viktimave në zjarrin e diskotekës në Koçan

Lajme
Publikohet video: “Dilni të gjithë jashtë, do të kthehemi” dëgjohej nga skena kur nisi zjarri në diskotekën në Koçani

Publikohet video: “Dilni të gjithë jashtë, do të kthehemi” dëgjohej nga skena kur nisi zjarri në diskotekën në Koçani

Kronikë e Zezë
Pamje droni nga diskoteka

Pamje droni nga diskoteka "shkrumb e hi" në Koçan

Lajme
​Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, ky konsiderohet skenari më real për formimin e qeverisë

​Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, ky konsiderohet skenari më real për formimin e qeverisë

Lajme
Ishte e pranishme në diskotekën në Koçan, Taseva: Rash për toke, njerëzit më shkelnin duke ikur

Ishte e pranishme në diskotekën në Koçan, Taseva: Rash për toke, njerëzit më shkelnin duke ikur

Lajme
Tragjedia në Koçan, disa pacientë nisen drejt Selanikut për mjekim

Tragjedia në Koçan, disa pacientë nisen drejt Selanikut për mjekim

Lajme
Kalo në kategori