Analistët kanë treguar qëndrimin e tyre ndaj udhëtimit të Presidentes së Kosovës dhe kryeministrit Kurti në Amerikë për të qenë pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në. Sipas analistëve vizita shënon një progres për Kosovën.
Vizitat e Kurtit shpeshherë kishin ngritur dilema dhe kritika në raportet e tij me SHBA-të duke vënë në pikëpyetje pozicionin e Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara.
Me kritika u përcoll edhe udhëtimi i kësaj radhe në Amerikë i dy prej udhëheqësve të shtetit për të qenë pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.
Për analistët e “Debat Plus”, kjo vizitë e Kryeministrit Kurti është sa e “ekzagjeruar”, njëherësh edhe “një progres”.
Analistit Ylli Hoxha, vlerëson se shkuarja e Albin Kurtit nuk është një “triumf i madh”, është një raport i mirë që po e përcjell Kosovën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për Hoxhën, Kurti për SHBA-të është sikurse çdo lider tjetër i Kosovës.
“SHBA-të janë aq të fuqishme dhe dominante në raport me Kosovën saqë çdo lider i zgjedhur i Kosovës është i njëjtë, a i buzëqeshi apo jo s’ka rëndësi”, thotë Hoxha gjersa thekson se Kurti nuk përfaqëson vetëm vetën, por edhe politikat e vendit.
Lidhur me kritikat e deritanishme ndaj Kurtit dhe vizitave të mëparshme të tij në SHBA, sipas Vehbi Kajtazit, ato ishin mëse të nevojshme ngase “i kanë bërë hair”.
Sipas tij, kjo vizitë e Kurtit është “tjetër nivel”, ndërsa ajo para kësaj, “e kotë”.
Për Imer Mushkolaj, vizita e Kurtit në SHBA paraqet një progres.
Pa dashur të komentoj deklaratën e fundit të ish-deputetit të LVV-së, Florin Krasniqit në studion e “Debat Plus”, përgjatë të cilës e kishte cilësuar Kurtin sikurse “të rrezikshëm”, Mushkolaj ka thënë se vizita te Blinken shuan dilemat e raporteve të SHBA-së me Kurtin.
“Ajo çka duhet të konstatohet është se ata janë në SHBA dhe lajmi se vizita me Blinken po realizohet është një lajm i mirë”, thotë Mushkolaj.
Duke komentuar deklaratën e fundit të Zyres së Presidentes, Mushkolaj ka vërjetur se përgjatë njoftimit në lidhje me vizitën tek Blinken, nuk është përmendur dialogu mes vendeve.
“Dialogu duhet të jetë një nga temat në SHBA”.
Për një shtet të vogël sikurse Kosova, është mëse e natyrshme që takimet e liderëve të Kosovës me lider të SHBA-së të shiheshin sikurse një arritje në vete, sipas Visar Hoxhës.
“Ky takim duhet të shihet në këtë drejtim, sikurse kahje në një politikë të caktuar”, thotë ai.
Ai ka rikujtuar letrën e fundit të sekretarit të SHBA-së, Antony Blinken i cili i kishte kërkuar Kurtit të fuqizonte lidership-in duke bërë progres në çështjen e të pagjeturve me Serbinë dhe njëherësh, përparime në sektorin e energjisë. Marrëveshje të cilat po të shënonin progres, do të hapnin rrugën e dialogut.
“Prej vizitës së parë deri tek e dyta , e kemi atë me energjinë dhe bazuar në atë që thotë Lajçak, edhe për personat e pagjetur”.
Takimi ndërmjet Kurtit, Osmanit dhe zyrtarit të dytë me të lartë amerikan pas presidentit, do të mbahet sonte nga ora 22:30 sipas kohës lokale në Kosovë.
Kurti dhe Osmani udhëtuan në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës në vlerë të mbi 200 milionë eurove.
Institucionet që ata drejtojnë kanë paralajmëruar edhe takime të tjera bilaterale./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova