Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është evidente rritja e çmimeve në shumë produkte, duke thënë se kjo nuk po ndodh vetëm në Kosovë.
Sipas tij, çmimet janë rritur globalisht dhe qeveria e tij po përpiqet të marrë masa.
“Kosova nuk është e vetme në këtë situatë të rritjes së çmimeve, çmimet janë rritur globalisht, kemi të bëjmë me inflacion të importuar mbi të cilin ne si Qeveri nuk është se kemi kontroll apo ndikim”, tha Kurti.
Kryeministri theksoi se kanë bërë maksimumin që të sigurohen se po i marrim masat e nevojshme për t’i arritur tri qëllime: të parandalojnë presionet inflacionare të brendshme për aq sa munden, të mbështesin ata që kanë më së shumti nevojë dhe të marrim masa kundër tregtarëve spekulantë që tentojnë të shfrytëzojnë këtë krizë për të trashur fitimet e tyre.
“Sa i përket të parës kishim krizën energjetike që ngriti çmimet e importit për energji eklektike. Deri në 500 euro për megavat orë kishte shkruar çmimi i importit dimrin e kaluar, që të mos transferohet kjo barrë në fatura kemi subvencionuar me 100 milionë euro koston e importit dhe nuk kemi pasur rritje për asnjë familje që shpenzon më pak se 800 kilovat dhe asnjë biznes. Po të rriteshin çmimet për bizneset vetëm do tu shërbente atyre që t’i rrisin çmimet e shërbimeve apo produkteve”, tha Kurti.
Ai shtoi se kanë rritur edhe subvencionet në bujqësi për 70%.
“Vetëm për grurin niveli i subvencionit është trefishuar. Kemi mbështetur bujkun edhe për plehin artificial, dhe mbulimin e akcizës së naftës. Kemi ndarë edhe 10 milionë euro tjera për mbushjen e rezervës shtetërore”, tha Kurti.
Kurti përmendi edhe mbështetjen për ata të cilët kishin më së shumti nevojë.
“Vitin e kaluar kemi ndarë 35 milionë euro për të mbështetur pensionistet me nga 100 euro, dhe dyfishuam pagesën e asistencës sociale. Me buxhetin e vitit 2022, kemi ndarë 80 milionë euro për të rritur pensionet bazike, dhe 25 milionë euro për personat me aftësi të kufizuara, familjen në asistencë sociale 10 milionë dhe për të mbështetur nënat lehona dhe fëmijët me shtesa 45 milionë euro “, tha Kurti.
Ai shtoi se kanë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë, si dhe kanë mbështetur pensionistët, studentët dhe të punësuarit në sektorin privat e publik me nga 100 euro.
“Për qëllimin e tretë, fatkeqësisht, na është dashur që të ballafaqohemi edhe me tregtarë spekulantë, të cilët në kohë krizash si kjo mundohen të abuzojnë me çmime. Ju kujtohet se si vitin e kaluar pati filluar një fushatë e rritjes së çmimeve pa ndonjë bazë, sidomos për produktin e vajit ushqimor. Mirëpo me angazhimin e inspektoratit, ishin ndërmarrë masat e nevojshme që situata të kthehej në normalitet. Për çmimin e karburanteve kemi marrë vendim për kufizim të marzhës së fitimit, dhe tani çmimet janë stabilizuar. Krahasuar me rajonin, nafta te ne është për 23 cent më lirë se sa në Shqipëri, ndërsa 9 cent më shtrenjtë se sa në Maqedoninë e Veriut. Kurse benzina është 23 cent më lirë sesa në Shqipëri, dhe 2 cent më lirë se sa në Maqedoninë e Veriut”, tha Kurti.
Ai shtoi se është emëruar Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili e ka mbështetjen e plotë të qeverisë për të luftuar çfarëdo veprimi që shkon në dëm të konkurrencës apo kurdisje e spekulim të çmimeve në kurriz të qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës