Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuari i fundit në podcastin e njohur “The Rest is Politics“, i drejtuar nga ish-diplomati Rory Stewart dhe ish-këshilltari i komunikimit të Tony Blair, Alastair Campbell.
Stewart, i cili ka një përvojë të gjatë në Ballkan, ka folur për takimet e tij me Kurtin rreth dy dekada më parë, ndërsa Campbell ka konsultuar në rajon pas karrierës së tij me Blair, duke punuar me personalitete si Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq.
Kurti, gjatë këtij podcasti, ka ndarë përvojat e tij tragjike të kaluara në burgjet e Serbisë gjatë bombardimeve në Kosovë.
“Më 10 qershor 1999, kur Serbia po tërhiqte policinë e forcat ushtarake, në konvoj vendosën autobusë të kuq me të burgosur politikë shqiptarë në mes të tyre, që NATO-ja të mos bombardonte. Na përdorën si mburojë. U transferova në burg në Pozharec nga Lipjani, e Pozhareci ishte vendlindja e Millosheviqit. Kalova total 2 vjet e 7 muaj në burg. Një vit e 5 muaj gjatë Millosheviqit, 1 vjet e dy muaj në periudhën e Koshtunicës”.
“Në burg kishte kohë të bollshme për të lexuar. Ishte një mjedis ideal për të qenë i përqendruar në libra, larg distraksioneve si telefoni celular apo pije të tjera”, rikujton Kurti.
“Po ashtu, interaksioni im me njerëzit që vinin nga zonat rurale ishte i pavlerësueshëm; më mësoi të organizoj dhe të komunikoj më mirë me njerëzit kur dola lirisht. Nga kjo përvojë lindi ideja për të formuar organizatën që drejtoj sot.”
Gjatë bisedës, Kurti nxori në pah edhe pasojat e rënda fizike të kohës që kaloi në burg. Ai tha se kishte humbur 30 kilogramë dhe se kishte pësuar tortura të ashpra.
“E humba vetëdijen afro 40 herë gjatë torturave, pra nuk kishte as gjasa të imagjinoja se do të dilja gjallë. Atje po na rrihnin të gjithë të burgosurve shqiptarë, nuk isha vetëm unë. Kishte mijëra shqiptarë. Për të mbijetuar nga torturat duhet të kesh edhe fat. Pashë njerëz që vdiqën pas 5 minutave të rrahjeve e torturave, e pashë njerëz, këtu përfshihem edhe unë, që u rrahëm shumë e dolëm gjallë. Nuk ishte në dorën tonë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri foli edhe për kritikat që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për çështjen e “dinarit”.
“Së pari nuk më pengojnë kritikat…Kritikat janë të shëndetshme. S’ka progres pa kritika. Mund të mos pajtohemi, por SHBA-ja, BE-ja dhe Britania e Madhe janë aleatët tanë, miqtë dhe partnerët tanë. Nuk do të thotë se bashkëpunimi ynë është rrugë njëkahëshe. Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin”.
Dhe në këtë kuptim, besoj se duhet ta mbroj Kosovën, duhet ta përfaqësoj më mirë edhe se aleatët tanë. Nuk do të isha kryeministër nëse Kosova s’do të ishte Republikë dhe nuk është vetëm pjesërisht e njohur, por nga 117 shtete nëpër botë, 22 nga 27 shtete anëtarë të BE-së dhe 26 nga 30 shtete anëtare të NATO-s…Po ashtu Kosova e ka marrë organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 së bashku me Durrësin”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/06/policia-mk-380x233.jpg)
MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion
![“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Gjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjykata-kushtetuese-RMV-380x233.png)
Gjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/suedi-780x439.jpg)
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/02/Edward-Joseph-e1660076327395-780x439.jpg)
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në
![Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë - Podujevë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2023-08-08-120813-720x391-1-780x439.png)
Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë - Podujevë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?