LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Qeveria është e përkushtuar dhe po punon që të gjithë qytetarët të trajtohen pa diskriminim

Kurti: Qeveria është e përkushtuar dhe po punon që të gjithë qytetarët të trajtohen pa diskriminim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria që ai udhëheq është e përkushtuar dhe po punon që të gjithë qytetarët të trajtohen pa diskriminim.

Këto komente Kurti i bëri në tryezën ku po diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali, transmeton Telegrafi.

“Qeveria jonë është e përkushtuar dhe punon që të gjithë qytetarët tonë të trajtohen pa diskriminim. Për të harmonizuar veprimet tona strategjike në këtë drejtim, ne tashmë kemi disa të arritura të rëndësishme siç është: Miratimi i strategjisë për avancimin e të drejtave të komuniteteve ashkali – rom 2022 – 2026, për të parandaluar dhe luftuar diskriminim ne kemi lansuar edhe platformën për raportimin e rasteve të diskriminimit ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjipitan”, është shprehur ai.


Kurti gjithashtu ka thënë se kanë ofruar mbështetje për të gjithë familjet përmes pakos për ringjalljes.

“Kemi shumë të arritura, por na duhen edhe më shumë rezultate”, tha ndër tjera ai.

Ai gjatë deklarimit të tij tha se po punojnë për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

Kryeministri po ashtu ka njoftuar se kanë ndarë disa grante për këto komunitete./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori