LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Problemet e mjedisit zgjidhen kur në qeveri të vijë VV

Kurti: Problemet e mjedisit zgjidhen kur në qeveri të vijë VV

Anarkia e prodhuar nga synimi i mafisë së ndërtimit për të nxjerrë materiale ndërtimore sa më të lira, shoqëruar me paaftësinë e qeverive tona për të zbatuar ligjin, po na e shkatërron natyrën.

Kështu ka thënë kreu i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti në një postim në Facebook me rastin e shënimit të 22 Prillit-Ditës së Tokës.

Ai ka theksuar se problemet e mjedisit do të zgjidhen përmes politikave shtetërore, kur në qeveri të vijë Lëvizja Vetëvendosje.


Postimi i plotë:

Dita e tokës shënohet sot në shumë vende të botës, si një nga datat e rëndësishme të lëvizjes ndërkombëtare për ruajtjen e mjedisit. Politikat për mirëmbajtjen e mjedisit janë pjesë e programit politik të secilit subjekt socialdemokrat, e sigurisht edhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Toka është planeti ynë e dheu ynë. Ashtu siç nuk kemi planet rezervë, nuk kemi as Kosovë rezervë.

Sfidat me të cilat përballet mjedisi e natyra në Kosovë janë nga më të shumtat, e ndonjëherë politikanët popullistë veshin ndonjë bluzë të bardhë e dalin kinse të pastrojnë ndonjë park. Mirëpo, problemet mjedisore nuk zgjidhen pa një shtet të fortë, që e ndal shfrytëzimin pa sistem e pa rregull të bjeshkëve, të cilat po shkatërrohen prej prerjes së drurëve e sidomos prej nxjerrjes së gurëve, nga gurthyesit e shumtë, gjersa shtretërit e lumenjve po keqpërdoren për zall.

Anarkia e prodhuar nga synimi i mafisë së ndërtimit për të nxjerrë materiale ndërtimore sa më të lira, shoqëruar me paaftësinë e qeverive tona për të zbatuar ligjin, po na e shkatërron natyrën. E mungesa e investimeve në modernizim të ngrohtoreve apo të industrive që prodhojnë energji, mungesa e imponimit të përdorimit të filtrave në fabrikat që ende punojnë, prodhon një paradoks: Kosova është ndër vendet e rralla me industri thuajse të shkatërruar krejt, që vuan nga ndotja industriale. Mungesa e guximit në aplikimin e planeve të urbanizmit, për të zgjeruar rrugët e trotuaret, për të bërë parqe e parkime e për të zvogëluar dendësinë e banorëve, ngarkon me ndotje qytetet tona.

Këto probleme do t’i zgjidhim, jo thjesht me fushata vetëdijesuese, por përmes politikave shtetërore, kur në qeveri ta sjellim Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Mjedisi na përket të gjithëve, dhe shteti nuk mund të rrijë spektator kur sheh se si ambiciet dhe dëshira për përfitim e disa njerëzve shndërrohet në shkak për sëmundjen e shumicës së të tjerëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori