LAJMI I FUNDIT:

Kurti priti në takim kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe humanistin Halil Kastrati

Kurti priti në takim kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe humanistin Halil Kastrati

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, bashkë me humanistin, Halil Kastrati.

Kryetari Jashari uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës si dhe për ndërtimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Kryetari Jashari shprehu vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit duke vënë në rend të parë interesin shtetëror.

Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Jashari për urimet dhe riktheksoi përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe lokal.


Kreu i ekzekutivit bashkë me të parin e komunës biseduan mes tjerash edhe për koordinimin e veprimeve, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Lajme
Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Lajme
Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Lajme
Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Lajme
Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Lajme
U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

Lajme
Kalo në kategori