LAJMI I FUNDIT:

Kurti priti ministrin e Jashtëm të Greqisë, vlerësohen “raportet e shkëlqyeshme ndërmjet të dyja vendeve”

Kurti priti ministrin e Jashtëm të Greqisë, vlerësohen “raportet e shkëlqyeshme ndërmjet të dyja vendeve”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në takim u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve.


Kryeministri Kurti ritheksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.

“U bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/