Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim fituesin e çmimit nobel për Kimi, Dan Shechtman, që shoqërohej nga Konsulli i Nderit i Kosovës në Austri, David Ungar-Klein.
Kryeministri Kurti e njoftoi Shechtmanin për progresin demokratik, arritjet dhe prioritetet e qeverisë, për pilot programet në kuadër të sistemit dual të edukimit që kanë filluar të zbatohen në këtë vit akademik, për investimin në fushat STEM dhe mbështetjen e vajzave dhe grave në këtë fushë përmes bursave të studimit.
Ai po ashtu e njoftoi për konferencën e sotme për prezantimin e Fondit Sovran dhe për vizionin që ky fond ka për ndërmarrjet publike, të cilat pas shumë vitesh keqmenaxhim kanë filluar të ringjallen dhe të jenë profitabile.
Në këtë takim theks i veçantë iu kushtua rëndësisë që edukimi ka për zhvillimin e vendit, veçanërisht shkenca në edukim të hershëm, teknologjia dhe ndërmarrësia në këto fusha.
“Schectman ndau me Kryeministrin Kurti nga përvoja e tij profesionale dhe akademike si dhe nga modelet e aplikuara në Izrael për mbështetje institucionale për ndërmarrës në fushën e teknologjisë dhe start-ups”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.
Dan Schechtman aktualisht po viziton Kosovën. Ai ka mbajtur disa ligjërata në vend, njërën nga to edhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me titull “Pse në universitetet kosovare studentët duhet të mësojnë për teknologjinë, dhe pse fëmijët në kopsht duhet të mësojnë për shkencën”.
Në vitin 2011, profesori Schechtman kishte fituar çmimin nobel për kimi dhe për zbulimin e kuazikristaleve.
Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, profesori i Universitetit të Prishtinës, Sefer Avdiaj dhe këshilltarja e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arrita Gola.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reagimet e Ramës ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së, Djathtas 1912: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së drejtësisë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofron garanci pasurore për lirinë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi