LAJMI I FUNDIT:

Kurti pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave antiCOVID

Kurti pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave antiCOVID

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck me të cilën e njoftoi për angazhimin e Qeverisë për sigurimin e dozave tjera të vaksinës antiCOVID.

Gjatë këtij takimi, Kurti dhe  Hernmarck lidhur me projektet dhe programet që shteti i Suedisë mbështetë në Kosovë, e të cilat fokus kanë integrimin ekonomik me BE-në, fuqizimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe çështjet ambientale.

“Duke u nisur nga bashkëpunimi i mirë që ka pasur me Qeverinë Kurti 1, Hernmarck ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Suedisë që bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe dy qeverive të vazhdojë me intensitet të shtuar drejt avancimit të mëtejmë të tyre”.


Kurti gjatë takimit tha se Suedia është sa partner ashtu edhe model për Republikën e Kosovës në synimet e saj për zhvillim ekonomik, barazi sociale dhe mbrojtje të ambientit.

“Ndër të tjera, kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren e Suedisë rreth fillimit dhe mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit dhe për angazhimin e pareshtur të Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave kundër COVID-19. Deri atëherë e edhe pas, është shumë e rëndësishme që të gjithë t’i përmbahemi me përpikëri masave preventive për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit corona”, përfundoi kryeministri Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori