LAJMI I FUNDIT:

Kurti për Ukshin Hotin: Fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur

Kurti për Ukshin Hotin: Fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Ukshin Hoti, në 22 vjetorin e zhdukjes së tij.

Kurti në Facebook, ka shkruar se drejtësia për Ukshin Hotin nuk ka filluar ende.


“22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

​22 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti
Lexo po ashtu ​22 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori