LAJMI I FUNDIT:

Kurti për Krasniqin e Abdixhikun: Po flasin si me qenë aktivistë të VV-së që kanë dhënë dorëheqje

Kurti për Krasniqin e Abdixhikun: Po flasin si me qenë aktivistë të VV-së që kanë dhënë dorëheqje

“Deputeti Krasniqi dhe deputeti Abdixhiku po flasin si me qenë aktivistë të Vetëvendosjes, që kanë dhënë dorëheqje e janë të pakënaqur me kryetarin”.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të enjten ku po raportonte për marrëveshjen e arritur me Serbinë më 18 mars në Ohër.

Teksa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku patën kritika për Kurtin lidhur me këtë marrëveshje, kryeministri dha disa kritika për ta lidhur me diskursin opozitar.


“Për besë nuk e di si ta shpjegojë ndryshe këtë diskurs. Po më duket si me qenë në Këshill të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, por ky është Parlamenti i Kosovës. Nuk e di pse po më kujtohet tani deklarata e Skënder Hysenit, i cili pat thënë që deputeti Abdixhiku është Vetëvendosje në LDK. Pushoni me këtë diskurs e prezantoni vizion dhe ide”, u shpreh Kurti.

Ai gjithashtu iu përgjigj kritikave të opozitës që në marrëveshjen bazë me Serbinë nuk përmendet njohja reciproke.

Duke folur para deputetëve, Kurti tha se 39 marrëveshje janë realizuar gjithsej nga 2 korriku 2011 deri më 25 gusht 2015 dhe asnjëra prej tyre nuk e ka pasur njohjen reciproke.

“Pse nuk ishte njohja reciproke në asnjërën prej tyre dhe nëse keni dialoguar mirë dhe keni qenë më të dijshëm e më të vëmendshëm se ne si u në që asnjëra se pati njohjen reciproke? Më 15 shkurt 2019 ish-presidenti amerikan, Donald Trump dërgoi letër e deklaroi njohje reciproke, pse nuk e bëtë?”, u shpreh tutje kreu i ekzekutivit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori