LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takimin me ambasadorin Kosnett: Shumë shpejtë do të formohet Qeveria e re

Kurti në takimin me ambasadorin Kosnett: Shumë shpejtë do të formohet Qeveria e re

Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje në takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett ka shprehur bindjen se shumë shpejtë do të formohet Qeveria e re.

Në një njoftim të Vetëvendosjes thuhet se po ashtu është biseduar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve.

Kosnett pas takimit me Kurtin: Të formohet shpejtë Kuvendi dhe Qeveria
Lexo po ashtu Kosnett pas takimit me Kurtin: Të formohet shpejtë Kuvendi dhe Qeveria

“Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett të shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy Carnie, i priti sot në mëngjes në takim Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes, Arbërie Nagavci, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.


Ambasadori, z. Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë.

Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori