LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim shefin e diplomacisë suedeze: Suedia në mesin e top 5 donatorëve më të mëdhenj në Kosovë

Kurti në takim shefin e diplomacisë suedeze: Suedia në mesin e top 5 donatorëve më të mëdhenj në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në​ takim ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke e falënderuar për vizitën, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e hershme të Suedisë, edhe para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe të vazhdueshme përgjatë gjithë fazave të shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar. Përfshirë këtu, mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave, i cili përfundimisht mori epilogun pozitiv dje, pikërisht gjatë presidencës suedeze të Këshillit të BE-së, me rastin nënshkrimit të vendimit të Parlamentit Evropian.

Suedia është në mesin e top 5 donatorëve më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë kontribut të çmueshëm në fuqizimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, transmeton Telegrafi.


Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Billström për progresin e vendit dhe arritjet e qeverisë. Ai tha se Kosova është partnere dhe mike e qëndrueshme e Suedisë, me të cilën ndanë vlera të përbashkëta demokratike dhe orientim të përbashkët euro-atlantik.

Të dyja palët shprehën interesimin për përafrimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale. Me këtë rast, u theksua rëndësia e Odës Nordike Ekonomike e cila pritet të hapet së shpejti dhe roli që ajo do ta ketë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

Më tej, u bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raportet ndërmjet dy vendeve dhe për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel dhe Ohër, të cilat janë mirëpritur dhe mbështeten edhe nga Suedia.

Kryeministri Kurti ndau me ministrin Billström këndvështrimet e tij nga takimet në Ohër, pritjet për takimin e radhës në Bruksel dhe qëndrimin e tij dhe të Republikës së Kosovës që Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet e plotë, pa kushtëzime dhe menjëherë.

Kjo ishte hera e dytë që ministri Billström viziton Kosovën në kapacitete të ndryshme. Herën e parë ishte në Kosovë para një dekade. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori