Kurti në Konventën e Klubit të Prodhuesve: Jeni shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë, do ta keni vëmendjen maksimale të Qeverisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Konventën e prodhuesve të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) tha se prodhuesit janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë, të cilët përkundër vështirësive kanë vazhduar të investojnë në Kosovë.
Kurti prodhuesit vendor i ka quajtur shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë, ndërsa premtoi se do ta kenë vëmendjen maksimale të qeverisë që ai udhëheqë.
Kryeministri në Konventën e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, tha se do ta largojnë tarifën dhe do ta zbatojnë reciprocitetin si bazë mbrojtëse për prodhuesit.
“Parimet e reciprocitetit që do të nxjeren nga Qeveria e Kosovës do të jenë të bazuara ne parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe në CEFTA”, tha Kurti, duke bërë të ditur se tashmë është themeluar grupi punues për vlerësimin e masave mbrojtëse të reciprociteti dhe sa ta marr rekomandimin do të vendosë për këtë çështje, raporton Telegrafi.
“Rozeta tashmë ka marrë vendim për të krijuar grupin punues me anëtarët nga Departamenti i Tregtisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afaristëve të Kosovës, Dogana, AVUK-u dhe Klubi i Prodhuesve te Kosovës. Ky grup do të përmbledhë te gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të till”, ka shtuar ai.
Kryeministri më tej shtoi se pabarazia dekurajon për garën.
“Ju keni vite që më keni thënë se keni problem në sigurimin e tregut dhe qasjen në financa, por erdhi dita që ta heqim monopolin dhe qasjen në financa. Po ashtu do të lehtësohet qasja në fonde për bujqit”, tha ai.
Shefi i ekzekutivit të vendit tha se investime të huaja ka pak se ka pasur korrupsion dhe kanë frikësuar investitorët potencial.
“Nuk është problem në raportim të korrupsionit se sa në atë se çfarë do të ndodhë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia