LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Mala e Berisha ranë si heronj antikë

Kurti: Mala e Berisha ranë si heronj antikë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, në 36 vjetorin e rënies së tyre.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, tha se Mala dhe Berisha, luftuan nën shtetrrethim të hekurt me guxim të pashembullt derisa ranë porsi heronj antikë.


Postimi i plotë i Kurtit:

“36 vjet më parë, Rexhep Malaj 33 vjeç, pa u bërë tetë muaj që u lirua nga burgu i rëndë nëntë vjeçar, bashkë me shokun e tij Nuhi Berisha i cili atëbotë ishte student 23 vjeç dhe pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, luftuan nën shtetrrethim të hekurt me guxim të pashembullt derisa ranë porsi heronj antikë.

Pushtuesi serb i vrau në lagjen e Prishtinës që për shkak të qëndresës së Rexhep Malës e Nuhi Berishës tash mban emrin “Kodra e Trimave”. Tërë natën ndërmjet 11 dhe 12 janarit 1984 kishte shkëmbim zjarri. Dëgjoheshin vazhdimisht vërshëllimat e plumbave e njësoj pandërprerë edhe kënga patriotike.

Që prej atëherë vitet e shqiptarëve në Kosovë fillojnë me Flakën e Janarit, që ndriçon rrugën tonë të lirisë dhe ardhmërisë teksa na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez e të të gjitha kryengritjeve tona”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori