Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e vë në dyshim patriotizmin e Daut Haradinajt para, gjatë dhe pas luftës, por jo për demarkacionin pasi nuk ishte qëndrim patriotik.
Sipas tij, u dhanë 82 kilometra katrorë për një çerek metri katrorë.
Ai tha se qasja që luftëtari duhet të shpërblehet është e gabuar dhe nuk duhet të mësohen në këtë mënyrë brezat e rinj, duke shtuar se kjo është logjikë mercenari.
“U dhanë 82 kilometra katrorë për çerek metri katrorë sa është ulësja këtu, kjo është. U paguat për atë punë. Pra ky është problemi, ky është problemi se patriot nuk mundesh me qenë i kufizuar në kohë, duhet tërë jetën. Ka shumë njerëz që shumë pjesë të jetës kanë qenë patriotë, e mandej jo patriotë e thënë butë. Kushdo që ka luftuar, kushdo që ka rezistuar, kushdo që ka mbajtur burg, kushdo që ka qenë viktimë, ka qenë për këtë vend, nuk ka qenë për një vend të huaj, normalisht me luftu për vendin tënd. Është gjëja më normale”.
“Prandaj, edhe nuk bën ai me tepru shumë me mburrje se për vendin tënd ka qenë se po del diqysh se nuk e ke dashtë vendin tënd e tash po dëshiron njëfarë lloj shpërblimi meqenëse paske luftuar për vendin tënd. Është gabim kjo qasja. Edhe fëmijët me i mësu në këtë qasje është gabim. Edhe brezat e rinj është gabim me i mësu në këtë qasje. Angazhimin për këtë vend e kemi borxh, e kemi obligim. E pikërisht qasja e gabueshme që e keni pasur ju ka sjellë në këtë situatë ku luftëtari duhet të shpërblehet me ndonjë shtëpi në ‘Marigonë’, me ndonjë biznes, me ndonjë terminal doganor, me ndonjë kompani, me ndonjë hektarë bujqësore që i shndërron në motele ose autostradë. E kjo është gabim. Prandaj jemi në këtë pikë ku jemi. Më falni, po kjo është logjikë mercenari. Mercenari shkon në luftë dhe paguhet, por këtu duhet të merret vet se nuk ka kush ta paguajë. Luftëtari i vërtet është ai që nuk merr asgjë pas luftës”, tha Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Galuk Konjufca gjatë vizitës në Hagë e takoi vetëm Rexhep Selimin?
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit
Çitaku: Nuk shohim mundësi për koalicion PDK-LVV
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3