LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Këto armë janë bërë nga prodhuesit shtetëror serbë – pra është e përfshirë edhe qeveria e Vuçiqit

Kurti: Këto armë janë bërë nga prodhuesit shtetëror serbë – pra është e përfshirë edhe qeveria e Vuçiqit

Kryeministri Albin Kurti, ka publikuar armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste në Banjskë të Zveçanit.

Në një shkrim në Twitter, tani rrjet social me emrin “X”, Kurti ka thënë se këto armë janë bërë nga prodhuesit shtetëror serbë.


E sipas kreut të shtetit, i gjithë ky arsenal armësh të hyjë në Kosovë pa përfshirjen e qeverisë së Vuçiqit, s’ka logjikë tjetër.

“Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, shkroi Kurti.

Kurti edhe gjatë seancës së Kuvendit të enjten ka folur për armatimin serb në Kosovë.

“I gjithë ky armatim i konfiskuar është prodhim i Serbisë, erdhi nga Serbia dhe ishte armatim aq i madh për nga lloji dhe sasia për një ushtri të tërë. Fajësimi i Serbisë është i paevitueshme e i pashmangshëm edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë”, ka deklaruar Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori