“Dita e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit, na shërben jo vetëm të kujtojmë e të nderojmë viktimat e trafikimit, por më shumë të kujtojmë e të zotohemi, bashkë të gjithë, për nevojën për ta çrrënjosur këtë formë të krimit anë e mbanë”.
Kështu tha kryeministri Albin Kurti, në shënim të kësaj dite.
Ai theksoi se si Qeveria në bashkëpunim me të gjithë, duhet punuar për të përmirësuar gjendjen, veçanërisht në lidhje me identifikimin pro-aktiv të viktimave, duke siguruar ndihmë e mbështetje, si dhe duke rritur ndjekjen dhe dënimin meritor të autorëve të krimit.
“Vetëm këtë vit kemi 15 viktima të trafikimit, 14 prej të cilave janë vajza, prej të cilave 11 nën moshën 18 vjeçare. 11 nga viktimat janë shfrytëzuar në prostitucion të detyruar, tre për punë të detyruar dhe një për kërkim-lëmoshë”, tha kryeministri.
Ai shtoi se si numra mund të mos duken shumë, por pas këtyre numrave kemi emra e mbiemra, kryesisht fëmijë, vajza e djem të ri.
Kurti theksoi se luftimi i këtij krimi është urgjent dhe i domosdoshëm dhe se institucionet duhet të jenë të pa kompromis në luftimin e kësaj dukurie.
“Detyrë e Qeverisë mbetet luftimi e adresimi i arsyeve kryesore të trafikimit, sikurse që janë varfëria, zhvillimi i dobët ekonomik, niveli i ulët i edukimit dhe i vetëdijes. Për këtë, si Qeveri e Kosovës, kemi projekte e plane konkrete të investimit në ekonomi dhe në edukim, por edhe mbrojtje e siguri për të gjithë, e në veçanti për grupet më të cenueshme, si: fëmijët, komunitetet e margjinalizuara të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, personat LGBTQI+, migrantët, azilkërkuesit e refugjatët, të cilët janë në rrezik më të madh ndaj trafikimit”, u shpreh ai.
Kryeministri vlerësoi angazhimin e Policisë së Kosovës në identifikimin e grupeve kriminale për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, që ka shënuar progres.
“Që nga viti 2021 e deri më sot, për veprat penale të kësaj natyre (trafikim, mundësim dhe marrje me prostitucion etj.), janë arrestuar 353 persona të dyshuar dhe janë ngritur 128 kallëzime penale ndaj 257 personave të përfshirë. Kurse për periudhën e njëjtë, vetëm për trafikim me njerëz, janë arrestuar 68 persona, janë ngritur 31 kallëzime penale ndaj 80 personave të përfshirë”, theksoi tutje.
Në shënim të kësaj dite, Ministria e Punëve të Brendshme lansoi fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Krahas Kurtit, në këtë ceremoni morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, ushtruesi i detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe njëherazi zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, si dhe përfaqësues të lartë të Kryeprokurorisë së shtetit, drejtorisë së Policisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, Këshillit Evropian, ambasadës amerikane, organizatës IOM si dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze