Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë do të intervistojë ish-kryeministrin, Albin Kurti, ish-ministren e Arsimit tani aktualisht ministre e Financave, Hykmete Bajramin, ish-ministrat e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Uran Ismaili dhe ministrin aktual të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ish-ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
Listës së intervistimit i janë shtruar edhe sekretarët e të gjitha ministrive që kanë qenë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë ka miratuar në parim planin e punës së komisionit, derisa për në seancë të Kuvendit të Kosovës është proceduar edhe buxheti për këtë komision, shifra e të cilit është mbi 17 mijë euro.
Kryesuesja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila tha se me pëlqim të të gjithë anëtarëve të komisionit do të ftohet për intervistim ish-kryeministri, Albin Kurti dhe ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami.
“Në listë janë shtuar edhe ish-kryeministri, Albin Kurti, po ashtu ministrja Hykmete Bajrami në cilësinë e saj paraprake por më tepër në atë të ministres së Financave tash. Si dhe disa prej zyrtarëve që kanë qenë në rrethana të caktuara në pozita udhëheqëse dhe ende janë. Rol kryesor dhe të rëndësishëm kanë sekretarët e ministrive, ai i ministrisë së Shëndetësisë, ai i punëve të Brendshme dhe Administratës, i ministrisë së Financave dhe Transfereve. Gjithashtu kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri si rrjedhojë e angazhimit apo involvimit të tij në kthimin e të riut, Agon Musliu”, tha Kusari-Lila.
Anëtarja e këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku krahas shumë emrave të propozuar kërkoi që listës së intervistimit t’i shtohet ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli dhe ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami e cila tash mban postin e ministres së Financave.
“Meqenëse zotëri Naim Bardiqi, që është sekretar permanent, propozoj të ftohet edhe ish-ministri Uran Ismaili pikërisht për shkak të asaj kontinuitetit pse ka ndodhur në kontratat urgjente, si është gjetur, a ka pasur doreza dhe maska, në çfarë gjendje ka qenë shëndetësia. Instituti Kombëtar sa ka qenë i furnizuar ku jam dëshmitare që mbi 13 vjet me pajisje rroba nuk është pajisur Instituti Kombëtar i Pejës. Kemi qenë të detyruar në ditën e parë kur është zbuluar rasti i parë në Klinë të shkojmë me rroba që janë furnizuar 13 vite më herët”, tha ajo.
Këtë propozim e kundërshtoi deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha. Ajo tha se ky komision nuk e ka qëllim hetimin e sektorit të shëndetësisë më herët, por vetëm menaxhimin e pandemisë.
“Po e zgjerojmë maksimalisht fushëveprimin e këtij Komisioni dhe ne si propozues e kemi dorëzuar”, tha ajo.
Kryetarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila tha se ish ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili do ftohet për intervistim në këtë komision për të treguar se në çfarë gjendje e ka lënë këtë dikaster pas dorëzimit të detyrës.
Ajo tha se prej institucioneve të propozuara për intervistë nga lista u largua Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial.
“Është dakorduar në parim që përveç ministrit gjatë mandatit të të cilit ndodhi, Arben Vitia të ftohet edhe ministri paraprak, Uran Ismaili në raport me gjendjen, situatën e lënë kur e ka dorëzuar detyrën. Si dhe zotëri Zemaj që aktualisht vazhdon drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në rrethana ku ende pandemia nuk ka kaluar. Lista është pastruar nga disa persona që mund të jenë relevante por kemi konsideruar që shkon përtej mandatit të komisionit për shembull Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria e Shtetit, pastaj kemi hezituar që të marrim përgjegjësi të thërrasim prindërit e të riut që humbi jetën është proces që është subjekt i hetimit dhe do marrim informacionet nga institucionet që e kanë përcjell rrugëtimin e tij nga Gjermania deri në qendrën karantinë”, tha ajo.
Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë ka për qëllim të hetojë të gjitha çështjet e ngritura si shqetësim nga Komisioni parlamentar për Shëndetësi, e që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatës në karantinën tek qendra e studentëve, si dhe tenderët e dyshimtë të realizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kohën e udhëheqjes së Arben Vitisë së VV-së. Ky komision është propozuar nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Virozat tek fëmijët në shifra të larta, në pediatrinë e Elbasanit paraqiten deri në 100 raste në ditë
“Ballkani i Hapur”, BDI: VLEN premtuan largimin nga kjo nismë, mirëpo sot nuk ndahen nga OBRM-PDUKM-ja dhe ZNAM-i
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë