LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për audio-incizimin ku u përfshi Kusari-Lila: Incizim i gjymtuar dhe i redaktuar, Qeveria jonë ka zero varësi nga Lista Serbe

Kurti flet për audio-incizimin ku u përfshi Kusari-Lila: Incizim i gjymtuar dhe i redaktuar, Qeveria jonë ka zero varësi nga Lista Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për herë të parë pas audio-incizimit që është publikuar, ku është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq i Listës Serbe.

Ai ka thënë se Qeveria e tij ka “zero varësi nga Lista Serbe” dhe se Kusari-Lila e ka për detyrë të sigurojë sa më shumë vota në Kuvend kur Qeveria sponzoron një projektligj.

“Së pari aty shefja e grupit tonë parlamentar dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka internime paraprake partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë vetë për atë që po dëgjojnë, qartazi është një incizim i gjymtuar i redaktuar dhe rrjedhimisht do të duhej që që organet e drejtësisë të merren me të.


Shefja e grupit tonë parlamentar natyrisht jo vetëm që bashkëbisedon me shefat e grupeve tjera parlamentare por ajo e ka për detyrë që për çdo projektligj që e sponzoron qeveria të përpiqet që të siguroj sa më shumë vota. Ju e dini shumë mirë që Qeveria ka zero varësi nga Lista Serbe dhe kjo e ka bërë pushtetin tonë demokratik e liberal”, tha Kurti.

Kusari-Lila: Për dy vite me Sllavko Simiqin jemi takuar 6-7 herë dhe vetëm për tema legjislative
Lexo po ashtu Kusari-Lila: Për dy vite me Sllavko Simiqin jemi takuar 6-7 herë dhe vetëm për tema legjislative

Kurti shtoi se ai asnjëherë nuk ka komunikuar apo takuar me Milan Radoiçiqin.

“Unë as që kom komunikuar e as takuar ndonjëherë me personin në fjalë. Ju lus të gjithëve që të keni kujdes sa i përket kësaj lufte hibride që bëhet nga Serbia kundër shtetit të pavarur në Kosovë”, tha Kurti.

“Gjatë takimit që ajo ka pasur me shefin e Listës Serbe në Kuvend, asaj i është lëshuar në interfon në telefon të Slavko Simiqit”, tha tutje kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori