LAJMI I FUNDIT:

Qeveria tregon çfarë bisedoi Kurti me pesëshen e diplomatëve ndërkombëtarë, nuk përmendet Asociacioni

Qeveria tregon çfarë bisedoi Kurti me pesëshen e diplomatëve ndërkombëtarë, nuk përmendet Asociacioni

Në takimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti, me pesë emisarët ndërkombëtarë në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ka zgjatur për më shumë se dy orë ,është diskutuar për propozimin evropian, të cilën Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.

Pas takimit të sotëm para gazetarëve ka folur vetëm përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa kryeministri Kurti nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.

Së fundmi për takimin e  sotëm me një komunikatë ka dalë Zyra e Kryeministrit, në të cilën thuhet se kjo është hera e dytë që kryeministri Kurti priti në takim këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri, Plotner dhe Bonne, pas takimit të parë më 9 shtator 2022, e kësaj radhe atyre iu bashkëngjitën edhe këshilltari diplomatik i Kryeministres së Italisë, Talo dhe emisari amerikan, Escobar.


“Për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin evropian, të cilën Kryeministri Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se është diskutuar edhe për të drejtat e pakicave, për çka kryeministri ka shprehur konsideratën edhe në kornizën e përgjithshme për marrëveshje të propozuar nga vetë ai me 18 gusht 2022 në Bruksel.

Më shumë se dy orë diskutim me Kurtin, Lajçak: Takim i gjatë e i hapur, por jo i lehtë
Lexo po ashtu Më shumë se dy orë diskutim me Kurtin, Lajçak: Takim i gjatë e i hapur, por jo i lehtë

Kryeministri Kurti, ndër të tjera në takim ka theksuar nevojën e Kosovës për njohjen nga shtetet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata kyçe ndërkombëtare dhe trans-atlantike.

“Ai i njoftoi emisarët për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik, si dhe për aplikimin e Kosovë në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe në Bashkimin Evropian në dhjetor, si hapa historik për Kosovën”.

Sipas komunikatë, Kurti i ka falënderuar të gjithë emisarët dhe vendet e tyre për përkushtimin dhe angazhimin në procesin e dialogut dhe rrugën përpara, duke shprehur gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit.

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me Kurtin në një deklaratë për media tha se kanë biseduar për Propozimin për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, ndërsa u shpreh se kanë pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë që ofron ky plan, raporton Telegrafi.

Ndryshe, në takimin me Kurtin ishte edhe i deleguari amerikan Gabriel Escobar.

Me Lajçakun dhe Escobarin ishin edhe tre këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Jens Plettner, Emmanuel Beaune dhe Francesco M. Talo po ndihmojnë dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori