LAJMI I FUNDIT:

​Kurti në fjalimin e fundit si kryeministër: Thaçi dhe Vuçiq kanë marrëveshje të fshehur

​Kurti në fjalimin e fundit si kryeministër: Thaçi dhe Vuçiq kanë marrëveshje të fshehur

Kryeministri Kurti, në fjalimin e tij të fundit para mocionit, ka falënderuar, ministrin Anton Qunin i cili tentoi të dialogojë për të zgjidhur çështjen e koalicionit.

Kurti ka thënë se vendimmarrjen në LDK e kanë ata që e kanë takuar ambasadorin Grenell.

“Ne do të vazhdojmë të i kryejmë detyrat, por jo si më parë,pas rrëzimit të qeverisë”, thotë Kurti.


Theksoi se marrëveshjen sekrete, Thaçi –Vuçiq, nuk e ka se nuk do ta fshihte.

Më tej thotë se e di që ekziston një e tillë mes tyre: “Është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë, me një marrëveshje të dëmshme ku detyrohesh ta nënshkruash”, u shpreh Kurti.

Nuk mund të bëhet marrëveshja pa më thyer mua. “Unë jam njeriu ma i votuar në dy palë zgjedhje, andaj nuk thyhem”, ka thënë ai.

Quni, Selimit: Do të bëjë gjithçka që të vazhdojë koalicioni, reflektoni edhe ju
Lexo po ashtu Quni, Selimit: Do të bëjë gjithçka që të vazhdojë koalicioni, reflektoni edhe ju

Ai ka përsëritur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke thënë se nuk është ide e Mustafës.

“Ideja e gjendjes së jashtëzakonshme është ide e presidentit Hashim Thaçi”, theksoi më tej ai.

Kurti ka folur edhe për demarkacionin, për të cilin ka thënë se nuk do të votohej nëse ai do të ishte kryeministër.

“Kuvendi ka votuar edhe marrëveshje të tjera të këqija. Ajo 15 pikëshe, Thaç- Daçiq”, ka deklaruar Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori