LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Dy herë e kam takuar Grenellin, e kam shikuar në sy por nuk i kam thënë që do e heqim tarifën pa reciprocitet

Kurti: Dy herë e kam takuar Grenellin, e kam shikuar në sy por nuk i kam thënë që do e heqim tarifën pa reciprocitet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell është takuar dy herë.

Kurti ka pohuar se në dy takimet asnjëherë nuk i ka thënë se do të heq tarifën 100 për qind pa reciprocitet, transmeton Telegrafi.

Grenell: Kurrë nuk është folur për shkëmbim të territoreve - Kurti më shikoi në sy dhe tha se do ta largojë taksën
Lexo po ashtu Grenell: Kurrë nuk është folur për shkëmbim të territoreve - Kurti më shikoi në sy dhe tha se do ta largojë taksën

“Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet”, ka shkruar Kurti në Facebook.


Kurti ka pohuar se është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori