Trimëria e familjes Jashari kaloi çdo kufi të Kosovës duke e zgjuar ndërgjegjen e shteteve dhe popujve liridashës për një vend të vogël si Kosova po me një zemër të madhe.
Kështu u tha në një akademi përkujtimore sonte me rastin e shënimit të 24-vjetorit të Epopesë së lavdishme të luftës së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari.
Presidentja Vjosa Osmani tha se pa sakrificën e Jasharëve në luftën e saj për liri Kosova nuk do të ishte shtet.
“Sot janë bërë 24 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari e cila e rrethuar tri ditë dhe tri net radhazi nga forca të panumërta të ushtrisë dhe policisë së atëhershme të Jugosllavisë qëndroi historikisht dhe veproi heroikisht duke mbrojtur pragun e shtëpisë, pragun e Kosovës dhe idealin e lirisë. 24 vjet kujtesë dhe sakrificë e tyre e shenjtë, sakrificë e cila duhet të kujtohet çdo ditë, sepse pa të nuk do të kishim as lirinë dhe as shtetin. Këtë kujtesë do ta përcjellim brez pas brezi, sepse këto rrëfime nuk duhet të mësohen vetëm në librat e historisë, ato duhet të rrëfehen në secilin rast dhe në secilën shtëpi. Kjo ngase në Kosovë u dëshmua jo vetëm patriotizmi i familjeve siç ishte familja Jashari, por edhe ligësia e hegjemonisë në zëmër të Evropës, prandaj duhet të jemi të përkushtuar që ligësitë e tilla t’i parandalojmë. Sot bëhen 24 vjet kur vendi ynë njohu trimërinë dhe guximin e pa masë të kësaj familje në luftën e pabarabartë me agresorin”, tha Osmani.
E para e shtetit kujtoi edhe luftën me të cilën po përballet Ukraina nga agresioni ushtarak i Rusisë, duke thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është më se i domosdoshëm për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.
“Sot si kurrë më parë në periudhën e paqes në Evropë instrumente të reja shkatërrimtare dhe sisteme të reja ushtarake, por me ideologji dhe mendësi të vjetra po e kërcënojnë paqen në rajon dhe në të gjithë Evropën, duke kërcënuar kështu edhe të gjithë botën. Në këtë situatë është e domosdoshme që ne ta forcojmë ushtrinë tonë, e cila është garantuesi më i mirë i sigurisë dhe paqes sonë dhe ne duhet të jemi krenarë për të. Prandaj në kohë sikur këto kur paqja botërore është trazuar na duhet unitete sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i dalim përballë sfidave. Kosova është dhe do të jetë gjithnjë në krahë të popujve liridashës dhe në krahun e demokracisë, mirëpo tendencat e hegjemonisë ruso-serbe janë prezent edhe në rajonin tonë, përpjekjet e tyre për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimorë e në veçanti Kosovën janë evidente. Prandaj anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare është më i domosdoshëm se kurrë për të krijuar mundësinë për paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë”, tha Osmani.
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij kujtoi sakrificën dhe luftën e dinjitetshme të Jasharëve kundër agresorit serb. Ai ka thënë se universitetet dhe akademitë kosovare duhet të kenë monumentet e dëshmorëve, si dhe siç thotë ai për ta duhet mësuar dhe studiuar nëpër shkollat e vendit.
“Në akademinë tonë, nëpër universitetet dhe institutet tona duhet të kemi momentet e dëshmorëve dhe jo vetëm monumentet e dëshmorëve nëpër sheshet tona. Asisoj dëshmorët do t’i shërbejnë kuptimit akademik, politik, historik dhe jo të vendosen në shërbim të karrierave personale. Dëshmori është i përjetshëm dhe i pavdekshëm. Aty ku prodhohet dhe kultivohet dija duhet studiuar dhe mësuar dëshmori, në shkollat tona, në universitet tona. Përjetësia dhe pavdekësia e dëshmorit nga bronzi që shihet publikisht duhet të ngrihet edhe në tekste. Duhet të kërkohet që vlerat dëshmorë të integrohen në shoqërinë tonë.. Sigurisht që është një detyrë për shumë njerëz, për shumë profile të studimit dhe të akademive, profesorët e shkencave humane, filozofi, politikë, psikologji dhe sidomos histori edhe filozofi janë punonjësit më publik të shtetit dhe të kombit, andaj ata duhet të marrin përsipër të nxjerrin në pah, në formë ligjërimi dhe fraze të folur dhe të shkruar të një qëllimi që më shumë se një shekull i shtyu shumë shqiptarë të shkojnë luftëtarë dhe të kthehen dëshmorë”, tha Kurti.
Një fjalë rasti mbajti edhe anëtari i familjes Jashari, Rifat Jashari, i cili falënderoi të pranishmit që morën pjesë në këtë akademi për të përkujtuar familjarët e tij të rënë për çlirimin e vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?