Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për një vizitë në Uashington, prej ku ka folur për takimin me Sekretarin Blinken dhe mesazhet që ka përcjellë Uashingtoni për udhëheqësit e Kosovës.
“Takimi me sekretarin Blinken ishte i shkëlqyeshëm. Është kremtim i marrëdhënieve tona”, është shprehur Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Ai ka thënë se SHBA njeh integritetin territorial të Kosovës, dhe Kosova është e gatshme për normalizim të raporteve me Serbinë.
“Nuk asnjëherë nuk e kemi mohuar rëndësinë e bisedimeve, por kemi thënë se ato duhet të jenë bisedime parimore ku Kosova duhet të jetë palë dhe jo temë siç ka qenë në të kaluarën. Për SHBA-në Kosovë është shtet me integritet të qartë territorial. Por, në të njëjtën kohë, e pranojmë se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe ne duam marrëdhënie të mira fqinjësore, rrjedhimisht normalizim të marrëdhënieve”.
Sipas të parit të Qeverisë, Blinken ka mirëkuptim të plotë me palën kosovare që njohja duhet të jetë në qendër të bisedimeve.
“Dhe normalizimi i marrëdhënieve bëhet me dialog, që bëhet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar tek njohja reciproke. Këtu kemi mirëkuptim të plotë me Sekretarin Blinken i cili është aleat, partner dhe mik i madh i Kosovës”.
Kurti thotë se Serbia është ajo që po e pengon dialogun duke zvarritur takimet e niveleve të larta.
“Jam gjithmonë i gatshëm që të udhëtojë për Bruksel, për takimin e radhës të përgatitur mirë për çështje bilaterale dhe një takim i tillë ka pasur plan që të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt për shkak se Beogradi zyrtar e refuzoi atë dhe kërkoi një shtyrje mbi një mujore”.
“Pra, dikur thoshin se duhet të presim pasi nuk i kanë mbajtur zgjedhjet. E tash po bëhen gati katër muaj që i kanë mbajtur zgjedhjet, sërish shkaktojnë vonesa të paarsyeshme që përkundër kërkesave të SHBA e BE ata nuk dëshirojnë që të distancohen nga presidenti despotik Putin dhe Kremlini zyrtar dhe lufta që ai e shkaktoi kundër Ukrainës. Nuk duan që t’i vënë sanksione Moskës andaj nuk e konstituojnë Kuvendin nuk e formojnë Qeverinë dhe kërkojnë që takimet e planifikuara me mua në Bruksel të spostohen në kohë”.
Kurti ka thënë se Kosova do të mbetet konstruktive sa i përket procesit të dialogut.
“Kosova ka qenë përherë me çdo zyrtar të saj, gjatë procesit të Brukselit, konstruktive, kreative dhe e përkushtuar. Sekretari Blinken kërkoi që edhe më tej ne të jemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të jemi të tillë, por është Beogradi që po punon kundër marrëveshjeve dhe kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërkohë që ne jemi konstruktiv dhe këtë tashmë Brukseli e ka regjistruar. Në vend se takimi të mbahet me 19 korrik, tash shpresohet që mbase do të mbahet në fund të gushtit”, ka thënë ndër të tjera Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës