LAJMI I FUNDIT:

Kurti bisedoi me fëmijë në nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Kurti bisedoi me fëmijë në nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Sot, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nëntëmbëdhjetë fëmijë patën rastin të dëgjohen nga kryeministri në detyrë,  Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë. 

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se fëmijët ishin të moshave nga 4 vjeç deri 13 vjeç, transmeton Telegrafi.

“Takimi filloi me pyetjet e kryeministrit për fëmijët, kryesisht në lidhje me mësimin në kohë pandemie. Fëmijët u dakorduan me njëri-tjetrin se mësimi në shtëpi ka qenë më sfidues sesa mësimi në shkolla, sepse aty mund të shtjellohen dhe diskutohen temat me mësueset dhe moshatarët. Megjithatë, duke qenë në një situatë të pazakontë, edhe nxënia e mësimit u deshtë të bëhet në një mënyrë të pazakontë, por gjithsesi të suksesshme.


Pastaj, secili nga fëmijët pati mundësi t’i bënte pyetje kryeministrit. Ato ishin nga më të ndryshmet. Nga pyetje për fëmijërinë e kryeministrit dhe ëndrrat e tij si fëmijë dhe këshillat e tij që ai ia jep vajzës së tij, e deri te të drejtat e fëmijëve dhe se çfarë mund të bëjnë ata për të ndihmuar situatën e krijuar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se në fund të takimit, kryeministri u uroi atyre 1 Qershorin, derisa stafi i Kabinetit të Kryeministrit ndau për ta disa dhurata, përfshirë libra, fletore dhe kimikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori