Seanca gjyqësore ndaj Faton Klinakut, Kurti arrin në Gjykatën Themelore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritet të mbahet seanca për shqyrtimin fillestar lidhur me akuzën për kanosje ndaj tij.
I akuzuar është Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së dhe Nuredin Selmani, te dy këta po marrin pjesë në seancë.
Klinaku, së bashku me Nuredin Selmanin, akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se më 30 gusht 2023 kanë kanosur Kurtin përmes postimeve në rrjete social
Në aktakuzë, Klinaku përmendet për ripostimin e një mesazhi me përmbajtje kërcënuese, ku thuhej: “…Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova.” /KP/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































