Në sallën N204 në Kuvendin e Kosovës, ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit, njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Gjatë hyrjes për në Kuvend, Kurti u pyet se cila është oferta e tij karshi Abdixhikut, ai tha: “Tash do të fillojmë takimin e bisedimeve e mandej shohim”.


Fokus i diskutimit do të jetë zgjedhja e presidentit, derisa po afrohen afatet kushtetuese.

Ndërkaq, Kurti një ditë më parë është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. /Telegrafi/