Republika e Kosovës dhe kompania amerikane “Contour Global” në dhjetor të vitit të kaluar, patën nënshkruar marrëveshjen një miliardësh për nderimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar marrëveshjen e nënshkruar para një viti dhe ka hedhur kritika ndaj Kryeministrit Haradinaj, duke thënë se “Contour Global”, nuk do të punojë për Kosovën por anasjelltas.
“Të njëjtën ditë kur ia dyfishoi pagat qeverisë dhe kabinetit të vet, më 20 dhjetor 2017, Haradinaj nënshkroi edhe kontratën me Contour Globalin për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’. Sipas kësaj kontrate të dëmshme e të frikshme, nuk do të punojë Contour Global për Kosovën dhe qytetarët e saj, por ne do të punojmë për Contour Globalin”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka theksuar se për një periudhë 20 vjeçare, qytetarët do të paguajnë 5 deri në 7 miliardë euro, për këtë marrëveshje.
1) Kostoja e ndërtimit u ngrit nga një miliard euro në 1.3 miliard euro, e kjo rritje do t’i faturohet popullit, madje me kamatë;
2) Shkalla e kthimit të brendshëm në kapital për Contour Globalin është garantuar në plot 18.5%, në kohën kur bankat paguajnë më pak se 1% interes në depozitat e qytetarëve;
3) Republika e Kosovës do t’ia paguajë Contour Globalit të gjitha shpenzimet, plus këstet e kredisë, kamatën, fitimin, e në fund edhe tatimin në fitim;
4) Për një periudhë 20 vjeçare, qytetarët do të paguajnë 5 deri në 7 miliardë euro për këtë marrëveshje;
5) Për t’ia siguruar këto të hyra Contour Globalit, Qeveria ka krijuar një kompani të re publike, New Kosovo Electricity Company, e cila do të blejë detyrimisht çdo MWh të prodhuar të Contour Globalit, pavarësisht se a kemi nevojë për të ose jo;
6) Contour Globalit i është siguruar blerja pa limit e energjisë së prodhuar, madje me çmim 20% më lartë se 80 euro për MËh për çdo MËh të prodhuar më shumë;
7) Kur të fillojë ky termocentral punën, do të mbyllet Kosova A dhe punëtorët do të mbeten pa punë;
8 ) Contour Globalit i është dhënë prioritet i shitjes së energjisë krahasuar me KEK-un ani se me çmim më të shtrenjtë, gjë që e bën TC ‘Kosova B’ prodhues që punon me gjysmë orari, si kapacitet rezervë, e kjo nënkupton edhe më shumë punëtorë që mbeten pa punë;
9) KEK-u është i obliguar që t’i sigurojë Contour Globalit hapësirat për deponim të hirit dhe gipsit, pa asnjë cent kompensim, tërësisht falas;
10) Contour Globalit ia japim 15 hektarë tokë për 10 euro gjithsej;
11) Me këtë kontratë krijohet një monopol i përkrahur nga shteti, që bie në kundërshtim me vetë Kushtetutën e vendit dhe paraqet edhe shkelje të MSA-së;
12) Janë shkelur së paku tri ligje nga kontrata me Contour Globalin: Ligji për Ndërmarrjet Publike, Ligji për ZRrE-në dhe Ligji për Prokurimin Publik;
13) Vetëm pas 20 viteve, TC ‘Kosova e Re’ do t’i bartet në pronësi Qeverisë së Kosovës.
14) Në rast të shkëputjes së kontratës para fillimit të zbatimit, Kosova ndëshkohet me 19.7 milionë euro, ndërsa po e bëri këtë Contour Globali me 8 milionë.
“Pasojat e kësaj kontrate janë afatgjate dhe të kushtueshme. Më nënshkrimin e tij, Haradinaj ka dashur të marrë vendim edhe për qeveritë e ardhshme, edhe për brezat e ardhshëm, për shkak se kur të vie koha për të paguar këto para nga buxheti, kjo qeveri do të kujtohet vetëm si një makth i dikurshëm. Le ta quajmë këtë investim me emrin e vërtetë: privatizim i egër. Pra, ky investim (kinse zhvillimor) është veçse privatizim (brutal)”, përfundon Kurti. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova