LAJMI I FUNDIT:

“Kurrë nuk ishin miqtë më të mirë” – Firmino zbulon detaje rreth marrëdhënies mes Salah dhe Mane

“Kurrë nuk ishin miqtë më të mirë” – Firmino zbulon detaje rreth marrëdhënies mes Salah dhe Mane

Sulmuesi brazilian Roberto Firmino ka shkruar për Mohamed Salah dhe Sadio Mane në librin e tij “Po Zotëri – Vitet e mia në Liverpool”.

Siç theksoi ai, të dy nuk kanë qenë kurrë miqtë më të mirë, por kanë qenë profesionistë të vërtetë, ndërsa braziliani nuk ka qenë asnjëherë në anën e asnjërit prej tyre.

“Unë i njoh si njerëz shumë mirë, më mirë se kushdo. Mane dhe Salah nuk kanë qenë kurrë miqtë më të mirë, të gjithë e mbanin veten, ishte e rrallë t’i shihja të dy duke folur, nuk jam i sigurt nëse ka të bëjë me rivaliteti mes Egjiptit dhe Senegalit në garat afrikane. Vërtet nuk e di. Ata nuk pushuan së foluri, nuk u grindën, ishin profesionistë të vërtetë”.


“Kurrë nuk mbajta anën e asnjërit dhe prandaj më duan. Kam kaluar gjithmonë topi për të dy sepse fitorja e skuadrës ishte gjëja më e rëndësishme për mua. Shumë fokusohen në atë që solla në atë treshe sulmuese, por ndoshta pjesa më e rëndësishme është faktori njerëzor, roli im si paqebërës dhe bashkues. Po ta bëja këtë, nuk do të kishte pasur asgjë tjetër veç konflikt mes tyre”, ka shkruar Firmino.

Ai thotë se kjo ishte arsyeja pse Jurgen Klopp e zëvendësonte me shpesh atë, se sa Manen dhe Salahun.

Formacioni më i mirë në Superligën e Arabisë Saudite i mbushur me yje, do ta mposhte çdo skuadër
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë në Superligën e Arabisë Saudite i mbushur me yje, do ta mposhte çdo skuadër

“Ndoshta kjo është arsyeja pse Jurgen Klopp më zëvendësonte më shpesh. Ne të tre kishim personalitete të ndryshme dhe trajneri e dinte që unë nuk do të zemërohesha dhe nuk do të hidhja shishe në fushë pas një situate të tillë. Nëse do të më shqetësonte, do të flisja me trajnerin privatisht”.

“Kur nevojitej një zëvendësim, ishte më e lehtë të hiqje Bobbyn sesa t’i mërzitje ata të dy. Këtë e dinin të gjithë, përfshirë edhe futbollistët e tjerë. Ishte sekreti më i ruajtur në Liverpool dhe sigurisht askush nuk më pyeti ndonjëherë se çfarë mendoja apo si ndihesha. Është thjesht natyra ime. Ekipi është i pari dhe trajneri e dinte këtë”, nënvizoi Firmino.

Firmino ishte në Liverpool nga viti 2015 deri në vitin 2023. Ky 32-vjeçar ka luajtur 55 ndeshje për Brazilin dhe ka shënuar 17 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Data dhe vendi: Konfirmohet

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Sportet Luftarake
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori