Kurir: Ja si e kalli Bregovici Tiranën dhe Ramën me “Kallashnikovin serb”! (Video)

E ky koncert i Bregovicit sot është marrë shkas nga mediat serbe për të komentuar raportet e reja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, pas ndeshjes së ndërprerë më 14 tetor në Beograd.
“Edi Rama këndon dhe vallëzon me Kallashnikovin serb: Shikoni se si Bregovici e kalli Tiranën”, është titulli i të përditshmes serbe, “Kurir”.
“Atë çfarë nuk e kemi ditur dhe tash është bërë edhe më shumë interesante është fjalimi i kryebashkiakut Edi Rama, i cili fliste se si në ilegale në kohën e Enver Hoxhës e dëgjonte muzikën e Bijelo Dugmës, pjesë e së cilës ishte Bregoviqi”, shkruan “Kurir”.
Ndërsa gazetari i Top Channel. Sokol Balla, dje në emisionin Shqip, ka deklaruar se shqiptarët nga Kosova, gjatë luftës nuk i kemi pritur për nacionalizëm, por për shkak se jemi vëllezër dhe motra.
Por duket se Ballës, ia ka ënda të dëgjojë muzikën serbe.
Kjo është video ku shihet elita shqiptare, në koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregovic, mbajtur në Tiranë.
Në mesin e shumë fytyrave publike, janë edhe Sokol Balla, Aleksandër Frangaj, Pandi Laqo, Blendi Fevziu dhe shumë të tjerë.























































