LAJMI I FUNDIT:

Kurdisja e ndeshjeve, ja sa vite përjashtim rrezikon Skënderbeu

Kurdisja e ndeshjeve, ja sa vite përjashtim rrezikon Skënderbeu

Skënderbeu është zyrtarisht nën hetim nga UEFA. Fillimisht është përfolur se sot institucioni i futbollit do të dalë me një vendim në lidhje me këtë çështje pas një hetimi 6-mujor.

Por, pas seancës dëgjimore të djeshme të presidentit të skuadrës, Ardjan Takaj në UEFA, ekziston edhe një mundësi tjetër që organizimi i futbollit europian ta shtyjë me një ose disa ditë vendimin.

Flitet se dënimi ndaj klubit korçar nga Komisioni i Etikës pranë UEFA-s të jetë i rëndë. Gjasat janë që të shkojë deri në një përjashtim 5- vjeçar nga pjesëmarrja në Kupat e Europës. Por, përveç kësaj, institucioni i futbollit mund të bashkëpunojë me FSHF-në për këtë rast dhe të pasohet edhe me dënim tjetër në kampionatin shqiptar, raporton Panorama Sport.


Ndëshkim që mund të jetë me heqje pikësh për sezonin e ardhshëm apo edhe më keq akoma me zbritje nga kategoria. Burimet flasin për një hetim të thelluar të UEFA-s në lidhje me disa ndeshje të Skënderbeut në Kupat e Europës gjatë sezonit të kaluar, në një kohë që klubi korçar në deklaratën e tij ka thënë se bëhet fjalë edhe për takime në kampionatin shqiptar.

Nëse provat e mbledhura nga UEFA vërtetohen dhe faktet ekzistojnë, dënimi pritet të jetë ekzemplar për gjashtë herë radhazi kampionët e Shqipërisë.

Akuzat ndaj bardhekuqve nisën që pas ndeshjes në Irlandën e Veriut ndaj Krusaders ku portieri i skuadrës vendëse akuzoi hapur korçarët për tolerim në minutat e fundit, në një kohë që më pas hodhi dyshime edhe kompania “Federbet” pas sfidës Sporting-Skënderbeu, 5-1.

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori