LAJMI I FUNDIT:

Kur të pini alkool: Kjo është koha gjatë ditës e cila më së paku dëmton organizmin

Kur të pini alkool: Kjo është koha gjatë ditës e cila më së paku dëmton organizmin

Koha e ditës në masë të madhe ndikon në atë se si çdo organ yni funksionon dhe reagon ndaj alkoolit

Siç e dimë, alkooli në masë të patepruar mund të çojë në benefite shëndetësore, mirëpo vetëm nëse e pini në kohën e duhur.


Nëse keni pyetur ndonjëherë se cila në të vërtetë është koha më e mirë gjatë ditës për një apo dy gota, tani kemi përgjigjen për ju.

Nëse pini alkool, do të ishte më së miri të pini midis orës 18:00 dhe 20:00, transmeton Telegrafi.

Jo vetëm që në atë kohë nga alkooli nuk do të përgjumeni, por është kjo periudha kur mëlçia në mënyrën në efikase dhe më të shpejtë e proceson alkoolin.

Për të qenë të sigurt që alkooli nuk do të shkaktojë probleme me gjumin apo me dhembjen e kokës në mëngjes, më së miri do të jetë ta pini gjatë mbrëmjes, sepse në këtë kohë do të ngadalësoni absorbimin e alkoolit, por edhe do të pini me masë.

Për shumicën e të rriturve përdorimi i moderuar i alkoolit deri në dy gota në ditë për burrat dhe një për gratë dhe të moshuarit shkakton pak ose aspak probleme.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori