Ronaldo i njohur edhe si ‘Fenomeni’ për paraqitjet e tij në fushë, ka qenë nga të pakë persona me famë, që menjëherë pas luftës e kishte vizituar Kosovën.

Sot 21 vite më parë ai e kishte fituar trofeun e vetëm me Interin (Kupën e UEFA-s), dhe sa ishte lojtar i gjigantit italian ai kishte zbarkuar në Kosovë.


Ishte qershor i vitit 1999 kur Kosova e fitoi lirinë pas një lufte të përgjakur nga e cila kishin mbetur të vrarë mbi 13 mijë njerëz, mijëra tjerë të zhdukur, shumë shtëpi të djegura e mbi 1 milion shqiptar të dëbuar.

kosovo ronaldo sep 1999 shutterstock editorial 8357448c Foto: Alban Bujari/Shutterstock

Pikërisht në atë kohë, futbollisti më i mirë në botë, Luis Nazario Da Lima Ronaldo, kishte vizituar një ndër qytetet më të prekura të luftës, Gjakovën, si pjesë e Caritasit italian.

459428 helmet300

459428 hug300

Ronaldo ishte futbollisti më i mirë në botë në atë kohë ku edhe në Kosovën e djegur kishte shumë tifozë të lojës së tij.

59484787 10219739352175400 1314514572467503104 n

Shpirtin humanitar Ronaldo e shfaq edhe pas përfundimit të karrierës së tij, por në atë kohë, rrëfimi për praninë e tij në Gjakovë mbeti për shumë kohë si një mit.

459428 ronaldocrowd300

459428 kiss300

Ai gëzoi shumë fëmijë dhe qytetar të këtij qyteti që kishte mbetur i shkatërruar dhe me plot plagë nga lufta.

kosovo ronaldo sep 1999 shutterstock editorial 8357448c Foto: Alban Bujari/Shutterstock

Ai ishte takuar me Bernard Kouchnerin, që ishte administrator i UNIMIK-ut në atë kohë.

ronaldo Foto: Alban Bujari/Shutterstock

Po ashtu ai takoi edhe ushtarë italianë që ishin të vendosur në Gjakovë e Pejë. /Telegrafi/

telegrafi sport app